Meta: 21 janari? Me të le të merren historianët dhe arkeologët, unë jam politikan

Postuar në 03 Prill, 2013 14:36

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë konferencës për shtyp ku shpalli divorcin me Partinë Demokratike, komentoi edhe çështjen e 21 janarit. Meta tha se me këtë gjë do merren historianët dhe arkeologët.

“Ne dhe të gjithë shqiptarët presim të hedhim një hap më përpara drejt procesit të integrimit evropian.

Me të kaluarën le të merren historianët, analistët dhe arkeologët. Unë jam politikan dhe besoj se vendi ka nevojë për një ekuilibër politik,” tha Meta.

I pyetur se a ka moral aleanca e tij me Ramën, ai tha se morali në politikë i përket të ardhmes.

“Morali në politikë është ai i të ardhmes. Me të shkuarën të merren historianët dhe arkeologët. Ne jemi në funksion të një zgjidhje të re politike, që do të vendosë ekuilibër në ndarjen e pushteteve në vend,” tha Meta./ep

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.