Mediu: Dalja e LSI-së moment reflektimi për PD-në

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, e konsideron moment reflektimi për Partinë Demokratike daljen e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeverisës. Deklaratën Mediu e bëri gjatë një aktivi të degës së Tiranës të PR-së, në një takim me drejtuesit e strukturave lokale të qytetit. Mediu, theksoi edhe një herë nevojën për një gjykim të shëndoshë nga ana e votuesve, si dhe një analizë të ftohtë e të thellë përsa i përket vlerësimit të së djathtës dhe të majtës, politikës që ata përcjellin dhe zhvillojnë, mesazhet që ata i drejtojnë elektoratit shqiptar, si dhe programet zhvilluese që kanë hartuar për mirëqënien ekonomike dhe sociale te shqiptarëve. “Dalja e LSI nga koalicioni, në gjykimin tim nuk përbën asnjë dramë, por duhet të jetë një moment refektimi për të djathtën dhe besoj është një shans I ri për të djathtën për të fituar zgjedhje, për të gjykuar ndryshe për të ndërtuar një aleance më shqiptarët, jo vetëm thjesht të numrave, por për atë që kemi bërë dhe atë që duhet të bëjmë më mirë, për të korrigjuar atë që nuk është bërë siç duhet. Duhet të jetë një moment reflektimi i thellë, i një partneriteti serioz i të gjithë së djathtës shqiptare, pa përjashtim i të gjithë subjekteve, për raportin dhe detyrimet që kanë me qyetarët shqiptarë, për vizionin tonë dhe rrugën tonë të përbashkët që duhet të ndërtojmë me shqiptarët”, tha Mediu.
MAPO
Add new comment