Kryesia e LSI mblidhet sot për t’i kthyer përgjigje Ramës

Postuar në 03 Prill, 2013 08:56

 

Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të vendosë sot në lidhje me ftesën zyrtare që i bëri një ditë më parë kreu i PS-së Edi Rama për një koalicion parazgjedhor, të cilin sipas gjasave pritet ta pranojë çka do të thotë edhe tërheqjen e ministrave të vet nga qeveria Berisha.

Kryesia e LSI do të mblidhet pasditen e sotme në orën 17:00, ndërsa në fund të mbledhjes pritet të ketë edhe një deklaratë të kësaj force politike.

Kryesia e PS zyrtaroi dje ftesën për koalicion parazgjedhor ndaj LSI, gjë që sipas kreut Edi Rama ishte mënyra e vetme për të rrëzuar Berishën, në interes të vendit.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.