Ne, opozitë e dialogut, jo e konfliktit politik

Postuar në 05 Prill, 2013 03:35

 Haxhinasto: “Publiku dhe votuesit në masë të gjerë presin ndryshimin në 23 qershor”; “Heqja nga qeveria e TVSH-së për makineritë dhe mbështetja e biznesit ‘fason’ me subvencione, prodhime të mirëfillta të LSI-së”

-Anëtari i kryesisë dhe Sekretari Politik i LSI-së në qarkun e Elbasanit, Edmond Haxhinasto, ka deklaruar gjatë një interviste për “Shekulli”-n se fushata e LSI-së do të bazohet në dialogun me qytetarin dhe jo në konfliktet politike me partitë e mazhorancës. Për ish zv/kryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë, heqja e TVSH-së për makineritë e prodhimit dhe mbështetja e biznesit ‘fason’ me subvencione kanë qenë prodhime të mirëfillta të LSI-së. Haxhinasto gjithashtu deklaroi se proceset e rëndësishme në vend predispozojnë rotacionin politik në vend dhe votuesit në masë të gjerë presin ndryshimin në zgjedhjet e 23 qershorit. 

z. Haxhinasto tashmë kemi një realitet politik të ri, cili është komenti juaj?

Janë zhvillime normale politike. Sigurisht që në fund të një marrëveshjeje e cila u respektua nga PD-ja dhe LSI-ja, që për hir të së vërtetës pati disa arritje, solli një stabilitet politik, solli një amortizim të efekteve të krizës në eurozonë, liberalizoi vizat për shqiptarët dhe siguroi vazhdimësinë normale të realitetit institucional. Megjithatë në fund të kësaj marrëveshjeje, e drejta e gjithsecilit është për të rivlerësuar pozicionin e vet politik dhe për t’i hedhur sytë tek e ardhmja. LSI-ja vjen në fund të kësaj marrëveshjeje me një histori të suksesit të saj si parti në realizimin e programit të saj zgjedhor në 2009-ën. Ne ndikuam dukshëm në afrimin e ekstremeve të politikës në uljen e konfliktualitetit dhe sigurisht ndikoi drejtpërdrejtë në mirëqeverisje. Mendoj se një kontribut u dha dhe për t’i ulur palët dhe për tu adoptuar një përqasje mbipartizane në çështje të ndryshme siç ishte zgjedhja e Presidentit dhe paketave ligjore për integrimin evropian.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.