Rama në Durrës: Qeveria shantazh të varfërve për votën

Postuar në 05 Prill, 2013 03:34

 

Gjatë prezantimit të programit të Partisë Socialiste në rrethin e Durrësit, kreu i opozitës, Edi Rama vuri theksin tek ndihma ndaj shtresave në nevojë, që sipas tij, pushteti i sotëm i sheh si zgjedhës, jo si njerëz.

“E dinë shumë mirë familjet e varfra që janë pjesë e kësaj skeme të ndihmës ekonomike dhe janë mbi 100 mijë familje në nevojë. E dini fare mirë se çfarë ndodh para zgjedhjeve se si kryetarët e njësive vendore të partisë në pushtet e mbajnë pa dhënë këtë ndihmë ekonomike si peng për votën ashtu sikundër e përdorin emrin e të varfërve për të bërë shantazh për votën”, tha Rama.

Ai vuri theksin tek ndryshimi mes programit Rilindje të socialistëve dhe atij të qeverisë. “Ka një program për shqiptarët, siç është ai i Partisë Socialiste dhe një program për xhepat e pushtetarëve siç është ai i kryeministri Berisha”, tha Rama.

Rama e cilësoi të nevojshëm reformimin e sistemit arsimor dhe punësimit , për të dalë nga kriza ekonomike që ka përfshirë vendin. Të pranishëm gjatë prezantimit të programit ishin eksponentë të tjerë të PS-së që prezantuan programin në fusha të veçanta ku ata kanë kontribuar, si në arsim, shëndetësi, rend dhe ekonomi.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.