Meta: Koalicioni me PS, i natyrshëm

Postuar në 05 Prill, 2013 08:13

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta zgjodhi mbledhjen e Komitetit Drejtues të kësaj force politike për të dhënë një qëndrim më të detajtuar, lidhur me largimin nga Qeveria dhe bashkëpunimin në zgjedhjet e 23 qershorit me Partinë Socialiste. 

Gjatë fjalës së tij, Meta deklaroi se marrëveshja qeverisëse katërvjecare me Partinë Demokratike ishte një vendim i vështirë, pasi koalicioni ishte i panatyrshëm dhe i papritur, por një vendim i drejtë dhe i imponuar në interes të vendit.

"LSI është një forcë politike e përgjegjshme, atdhetare, serioze që i përmbahet marrëveshjeve. Ne nuk kemi asnjë qejfmbetje dhe asnjë pakënaqësi me Partinë Demokratike, por i kemi qëndruar korrekt marrëveshjes që kemi bërë me të. Ne ia kishim bërë 
të qartë PD-së se një koalicion në zgjedhje politike ishte i panatyrshëm", tha Meta, duke shtuar se politika shkon përpara nëpërmjet realizimit të marrëveshjeve dhe respektimit të tyre. 

Duke folur si opozitar, Meta theksoi se vendimi për të dalë në këtë pozicion erdhi për shkak të vlerësimit se LSI nëpërmjet një bashkëpunimi të ri mund të japë një kontribut shumë më të madh për integrimin e vendit. 

"Koalicioni me PS është i natyrshëm sepse jemi të majtë dhe jemi të mbështetura edhe nga e majta evropiane. LSI di te guxoje ne emer te ndryshimit me te mire dhe konstruktiv", tha Meta.

Pavarësisht thirrjes së disa ditëve më parë të Edi Ramës, që të lihet pas e shkuara, Meta nuk la pa përmendur disa nga momentet më pikante historike, duke kujtuar braktisjen që PS i bëri LSI në vitin 2005 dhe ndryshimit të kushtetutës bërë përmes paktit PD-PS. 

"Përmes vendimit të marrë ne kemi zgjedhur një përspektivë të re, një sfidë të re. LSI është parti e dialogut, e marrëveshjeve, është një forcë europiane që në thelb të moralit të saj ka ligjin dhe zbatimin e ligjit. LSi është një parti e pjekur dhe nuk mundet të mbetet peng e të kaluarës", tha Meta.

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.