Gjirokastër, eksploziv makinës së biznesmenit, arrestohet ‘eksperti’ i lëndëve plasëse

Postuar në 06 Prill, 2013 03:24

 

Policia e Gjirokastrës njoftoi mëngjesin e së shtunës se ka arrestuar një nga personat që vuri eksplozivin në fuoristradën e një biznesmeni.

Sipas informacioneve, personi i arrestuar është shtetasi Sazan Mana, nga Tepelena, i cili i vuri lëndën shpërthyese makinës së menaxherit të një lokali.

Burimet policore bëjnë me dije se Mana i përgatiste në mënyrë artizanale mjetet plasëse dhe i shpërthente ato në distancë me telekomandë.

Agjentët e anti-krimit besojnë se persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe për këtë arsye po vijojnë hetimet për t’i identifikuar.

Atentati me eksploziv ndodhi mesnatën e së enjtes në lagjen “18 Shtatori” të qytetit jugor, teksa automjeti po lëvizte në qendër të qytetit.

Policia njoftoi se sasia e vogël e eksplozivit ishte vendosur në automjetin e shtetasit Rudi Haxhia, menaxher në një lokal nate në periferi të Gjirokastrës. Pas shpërthimit mjeti eci edhe disa metra dhe më pas ndaloi.

Policia e cilësoi aktin kriminal si një paralajmërim. I njëjti person është qëlluar dhe plagosur me armë zjarri disa kohë më parë dhe ka qenë shënjestër edhe në një tjetër atentat me eksploziv.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.