Vritet aksidentalisht 25-vjeçarja

Postuar në 06 Prill, 2013 03:20

Një vajzë 25-vjeçare ka humbur jetën pasi është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, në Tiranë. 

Burime policore bëjnë të ditur se Sonila Tafa është goditur nga plumbi gjatë një sherri mes disa të rinjve jashtë një klubi nate në periferi të kryeqytetit. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 dhe 25-vjeçarja ka ndërruar jetë pak më vonë në spital, bëjnë me dije burimet. 

Pas ngjarjes uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat dhjetëra persona në cilësinë e dëshmitarit dhe kanë arritur të identifikojnë autorin e krimit. 

Burimet shtojnë më tej se, përmes marrjes në pyetje të dëshmitarëve agjentët po përpiqen të zbardhin dhe rrethanat e ngjarjes. 

 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.