Braçe apel kryesisë së PS-së: T’i bëjmë ftesë edhe AK-së

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, i ka kërkuar kryesisë së Partisë Socialiste përmes rrjetit social facebook, që t’i dërgojë një ftesë për koalicion parazgjedhor edhe Aleancës Kuqezi.
Braçe shprehet se duhet bërë një ftesë publike nga ana e Partisë Socialiste drejt AK-së, ashtu sikurse selia rozë veproi me LSI-në.
Një ftesë drejtuar Aleancës Kuqezi, do të ishte në funksion të zgjerimit të koalicionit aktual me forca të tjera opozitare kundër regjimit të Sali Berishës, vlerëson deputeti socialist Braçe, i cili shton se një koalicion i tillë do të maksimizonte edhe numrin e votave antiregjim.
SHEKULLI
Add new comment