Thaçi: Pa marrëveshje, edhe Kosova humbëse

Prishtinë, 6 prill – Kryeministri Hashim Thaçi, tek ka folur para ministrave për raundin e fundit të dialogut politik Kosovë-Serbi, të premten, është përballur me pyetjen se kush do të fitojë në këtë proces. Ka dhënë një përgjigje krejt në fund të mbledhjes së Qeverisë.
“Nëse arrihet marrëveshja, fitues do të jenë dy palët. Nëse nuk arrihet marrëveshja, humbës do të jemi dy palët. Edhe Kosova e edhe Serbia”, ka thënë Thaçi. “Të gjithë do të jemi të dëmtuar”.
Kryeministri Thaçi ka shprehur shpresën se në ditët që kanë mbetur derisa palët të nisin për në Bruksel përgjigjet, do të ketë angazhim shtesë nga të gjithë faktorët relevantë, në mënyrë që të shkohet drejt arritjes së asaj për çka është punuar në gjashtë muajt e shkuar, prej kur ka nisur dialogu i karakterit politik.
“Pavarësisht nga vështirësitë që janë duke e përcjellë këtë proces, që kanë qenë edhe të pritshme dhe që janë krejt normale, ne shpresojmë në arritjen e marrëveshjes dhe dialogu mbetet alternativa e vetme për ndërtimin e fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi. “Unë shpresoj në arsyen e të gjithëve, që të dominojë përgjegjshmëria, arsyeja politike dhe vendimmarrja për të ardhmen, mbi emocionet e së kaluarës”. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
KOHA DITORE
Add new comment