“Koalicioni, veprim i mençur i Ramës, maksimizohet vota”

Postuar në 07 Prill, 2013 03:25

 

Plarent Sheu

-Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume, gjatë një interviste për gazetën ‘Shekulli’ deklaroi se, koalicioni me shumë parti i Partisë Socialiste është një veprim i mençur i kreut të saj Edi Rama, i cili në 23 qershor do të jetë koalicioni që do të maksimizojë votën e qytetarëve, kjo falë edhe bashkimit të LSI-së me koalicionin e majtë. Sipas Kumes, mandatet që LSI-ja mori në 2009-ën do të rriten për shkak se në qarqet dhe zonat elektorale ku kjo parti hubi vota në 2009-ën, gjatë këtyre zgjedhjeve do t`i maksimizojë ato, kjo falë hyrjes në koalicion me PS-së. 

Koalicionet sa efikase do të jenë në zgjedhje?

Mënyra sesi është përkthyer sistemi zgjedhor i sanksionuar në Kushtetutën tonë, sistemi proporcional rajonal,  në sistemin zgjedhor lidhur me çështjet e mënyrës së konvertimit të votave të marra nga subjekte të ndryshme, në mandate  në Kuvendin e Shqipërisë, detyron subjektet politike që në garë të mos hynë më vete por në grupime, në koalicione. Sepse, vetëm në këtë mënyrë arrihet të maksimizohet efekti i votës të secilit nga subjektet politike. Gjë që do të thotë se, sa më i madh të jetë koalicioni aq më shumë rriten shanset për të fituar mandate, nga numri i mandateve të caktuar për çdo njësi zgjedhore. Mënyra sesi kodi zgjedhor ka përcaktuar formimin e koalicioneve sipas të cilave është i mundshëm vetëm një lloj koalicioni. Subjekte zgjedhore të regjistruara në KQZ, mund të deklarohen dhe jenë pjesë e një koalicioni të caktuar dhe nëqoftëse vendosin të jenë të tilla ato do të garojnë në të 12 njësitë vendore, pra së pari nuk mund të ndryshojë struktura e koalicionit nga një njësi në tjetrin, nga një qark në tjetrin dhe së dyti secili subjekt garon me listën e vet. Kjo mënyrë shumë e fiksuar bën që vendimmarrja për të qenë në koalicion është më e pritshmja nga kushdo që hyn në këtë garë zgjedhore, sepse kodi zgjedhor ka parashikuar që, formula që ndan vendet sipas votave të marra nga subjektet zgjedhore e penalizon një parti politike, në rastin kur ajo garon në një njësi zgjedhore më vete dhe jo në koalicion. Gjë që në fakt përbën një shkelje të barazisë së votës, gjithmonë duke iu referuar njësisë zgjedhore ose qarkut. 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.