Koalicioni PS-LSI, Ayala takon Metën: Lajm i mirë për vendin, gati për një axhendë fituese

Postuar në 07 Prill, 2013 03:26

 

TIRANE- Koalicioni parazgjedhor PS-LSI ka sjelle sot në Tiranë sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala, i cili ka zhvilluar takim me kryetarin e LSI-së Ilir Meta.

Sipas Metes, Ayla i ka pergezuar per inisiativen me te fundit qe ka te beje me nje koalicion te ri.

“Koalicioni synon rritjen e mundesive te se majtes se bashkuar per te pasur sukss dhe fitore ne zgjedhje dhe per te pasur mundesi per te kontribuar per sfidat qe vendi ka per te ardhmen, sidomos per pershpejtimin e integrimit evropian”- tha Meta.

Ayala ka vleresuar koalicionin duke e quajtur ate nje lajm te mire jo vetem per vendin, por nje mundesi per te ndryshuar dhe bere realitet ate per te cilen kane luftuar per vite shqiptaret.

“I kam ndjekur me interes zhvillimet politike ne vend. Ne jemi  te mbeshtesim forcat qe ndajne idealet tona, dhe bindjet tona, ne interes te zhvillimit demokratik. Shqiperia gjendet ne nje moment shume te rendesishem. Kemi pare elementet e nevojshem per te pare nje moment ndryshimi. Te gjitha forcat progresive jane bashkuar per te siguruar kete lloj ndryshimi, se bashku me vendimet dhe idete e duhura per te premtuar nje ndryshim per Shqiperine. Me pas do te takoj edhe Ramen per vendimin e rendesishem qe kane marre, duke bashkuar forcat se bashku, per te bere realitet per te cilin kane luftuar shqiptaret per shume kohe. Politika premton nje te ardhme me te mire, fale vendimit te ketyre zoterinjve, Ilir Metes dhe Edi Rames, ky eshte lajm i mire per vendin dhe familjen progresiste ne gjithe boten”- tha ai.

Më pas ai takohet edhe me kryetarin e PS-së, Edi Rama, në selinë rozë.

Pak ditë më parë në Tiranë ishte zëvendëspresidenti i parë të Parlamentit Europian, Gianni Pittella, i cili zhvilloi takime të ndara me kryetarin e PS-së Edi Rama dhe kreun e LSIsë, Ilir Meta, për t’i përgëzuar ata për arritjen e marrëveshjes për bashkimin e së majtës shqiptare. Ishin drejtuesit e lartë të socialistes europiane që u angazhuan një javë më parë për bashkimin e Ramës me Metën përmes tri thirrjeve publike.

I pari që mori këtë iniciativë ishte Presidenti i Partive Socialiste Europiane, Sergei Stanishevok, një ditë më vonë zv.presidenti i Parlamentit Europian, Gianni Pitella dhe në fund edhe Presidenti i Internacionales Socialiste, Jorgo Papandreu, që i bënë thirrje kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe atij të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, të bashkëpunojnë për zgjedhjet e 23 qershorit.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.