Këshilli Bashkiak miraton projektin për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës

Postuar në 09 Prill, 2013 15:02

 

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme grantin prej 7 milionë eurosh që qeveria e Katarit ka dhuruar për financimin e projektin për zgjatimin e bulevardit të madh ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rehabilitimin e Lumit të Tiranës.

Me 29 vota pro, asnjë kundër dhe 20 abstenime bashkia e kryeqytetit i hapi rrugën firmës “Grimshaw Architects” LLP, e cila u shpall fituese në konkursin ndërkombëtare përballë disa konkurrentëve të tjerë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në fjalën e tij u shpreh se projekti mbi zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, është një projekti me standarde të larta për 70 vitet e ardhshme dhe në të mirë të qytetarit, prandaj për këtë arsye nuk duhen zgjatur procedurat për fillimin e këtij investimi.

Ndërkohë këshilltarët socialistë që në nisje paralajmëruan votën e tyre abstenim ndaj projektit, duke sulmuar planin urbanistik dhe akuzuar kryebashkiakun Basha për klientelizëm dhe fushatë elektorale. 

Këshilltari i majtë, Aldrin Dalipi, duke iu referuar planit urbanistik e cilësoi atë si klientelist dhe e akuzoi kryebashkiakun për mungesë transparence në lidhje me buxhetin e tij.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.