SHIK-u trafikoi karburantin për avionët e Millosheviçit në 1996

Urim Gjata, doganieri që denoncoi një vit më parë korrupsionin e frikshëm në Dogana, tashmë azilant në Suedi, ka rrëfyer për “Shekullin” një nga qindra episodet e abuzimeve të administratës së PD-së, atë të kontrabandës së karburanteve, pikërisht me vajgurin që përdorej nga avionët e ushtrisë serbe të përfshirë në konfliktet në Ish-Jugosllavi në vitet ’90.
“Unë mund t’ju rrëfej njërin nga episodet, që besoj se e ilustron shumë mirë. Ka qenë pranvera e vitit 1996 rreth muajit maj-qershor. Botet me vajgur special për avionët, ose ndryshe kerazina vinin çdo jave nga 7-8 me itinerar. Ngarkoheshin në Greqi dhe mbasi ndërronin dokumentet dhe mjetet në Bullgari nëpërmjet Maqedonisë futeshin në Qafe-Thanë drejt Shqipërisë për të përfunduar në Serbi. Kjo rruge kishte kohë që bëhej. Këto bote kishin drejtues bullgarë, por që flisnin mirë dhe greqisht, gjuhen me të cilën jemi marre vesh në doganë. Shoqëroheshin nga një shqipfolës nga Maqedonia, i cili ishte me një sy dhe prej doganës merreshin nga një tjetër person, që i shoqëronte me disa vetura drejt vendit ku do shkonin nga një person tjetër me shumë influencë në Shqipëri me emrin Esat. Kalimi i boteve mbahej i fshehur sidomos nga gazetarët e gazetës “Koha Jonë” që vinin shpesh në Qafë-Thanë në mënyre të fshehur. Ne pasi e pamë që diçka nuk shkonte mirë me transportin e kerazinës, vumë në dijeni drejtorin e divizionit të policisë doganore Korçë në atë kohë, z Arben Doçi. Brenda javës grupet tona arritën të ndalojnë dhe bllokojnë në aksin nacional Qafë- Thanë pasi kishin dalë nga dogana 6 bote, ndërsa 5 të tjera, pasi u lajmëruan nuk u futën në territorin doganor shqiptar, duke qëndruar në zonën neutrale dhe u kthyen mbrapsht në Maqedoni. Ishte mesnatë kur ne i bllokuam në aksin e Qafë-Thanës së bashku me drejtorin tonë z. Arben Doçi dhe drejtuesit Asan Dyrmishi (ish-kryetar i policise financiare Pogradec), që ishte një nga përgjegjësit tanë. Mbas disa orësh bllokimi në aksin rrugor botet u bllokuan dhe u nisën të shoqëruar nga ne në drejtim të Pogradecit duke ju marrë dokumentacionin e mallit dhe pasaportat e shoferëve bullgarë. Në Pogradec në lojë u fut menjëherë SHIK-u i Tiranës dhe veçanërisht i qarkut Korçë duke na marrë dokumentacionin në kundërshtim me ligjin, ndërsa mjetet i çuan jo në parkingun e doganës Pogradec, por në zonën e vilave qeveritare, brenda Gardës”, ka thënë ai./b.l
TEMA
Add new comment