“Prekja e KQZ”, ambasadorja e Gjermanisë: U injoruam

Postuar në 17 Prill, 2013 04:33

 

TIRANË Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Carola Muller Holtkemper, deklaroi dje se kërkesat dhe insistimi i komunitetit ndërkombëtar për mos të prekur KQZ-në, u injoruan. “Një proces elektoral i besueshëm merr një rëndësi të veçantë, jo për ne, por për elektoratin shqiptar në veçanti. Në këtë këndvështrim, ne presim që KQZ-ja të jetë asnjanëse, të punojë me profesionalizëm dhe jo politikisht. Nuk pati mungesë komunikimi prej ambasadorëve europianë dhe vendeve mike me disa politikanë shqiptarë. Është për të ardhur keq që këto qëndrime, sesi zgjedhjet demokratike duhet të menaxhohen, u injoruan. Me të vërtet dua të shpreh shumë keqardhje. Ne po monitorojmë dhe do të nxjerrim konkluzionet tona. Nuk presim që vetëm KQZ-ja të punojë në baza profesionale dhe apolitike, por bazuar në kriteret e Kopenhagenit. Ne presim që administrata shtetërore të funksionojë në po të njëjtën mënyrë në të mirë të qytetarëve”, – tha Holtkemper në një intervistë për “TCH”. Ambasadorja gjermane shtoi se bashkëbisedimi me delegacionin e BE-së do të vijojë dhe se zgjedhjet do të vëzhgohen nga disa qindra vëzhgues. “Të gjitha observimet do të mblidhen dhe mozaiku zgjedhor do të plotësohet për të pasur një fotografi zgjedhore të plotë”, shtoi ajo.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.