Banorët, protestë në fabrikën e Bakrit në Fushë Arrëz

Postuar në 15 Prill, 2013 08:37

 

FUSHE ARREZ- Situate e tensionuar ne fabriken e perpunimit te Bakrit ne Fushe Arrez.

Banore te zones kane hyre ne ambientet e fabrikes, kane nxjerre jashte punonjesit dhe shprehen te vendosur te mos levizin nga mjediset e brendshme.

Policia ka ndërhyrë me shpejtësi për të ndalur sulmin, por protestuesit nuk janë tërhequr.

Sipas News 24 mesohet se shefi i rendit të Fushë Arrëzit ka qëlluar në ajër 3 herë, pasi turma tentoi të sulmonte.

Po kështu policia kërkoi dhe ndërhyrje me helikopterë të forcave të shpejta nga Tirana, pasi situata sipas tyre është e papërballueshme.

Banorët e Fushë Arrëzit me bukë në duar kanë protestuar kundra kompanisë që ka marrë me koncesion fabrikën e pasurimit të bakrit.

“Kërkojmë të punësohet edhe pjesa tjetër e lagjes. Jemi banorë të së njëjtës zonë, disa kanë 10 kamiona dhe bëjnë lekë, disa nuk kanë bukë të hanë sepse janë pa punë. Firma turke merr njerëz nga Turqia i punëson dhe ne na le pa punë”, thotë njëri prej protestuesve per News 24.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.