Durrës,sekuestrohet një arsenal armësh, dy persona në kërkim

Postuar në 15 Prill, 2013 08:35

 

Durrës-Policia e Durrësit ka sekuestruar një arsenal armësh dhe municionesh, brenda ambjenteve të një biznesi, ndërsa ka shpallur në kërkim dy persona.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se armët u zbuluan në ambientet e një kompleksi blegtoral. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e dy pronarëve të komplekësit, Rudin Taullai, 34 vjeç dhe Indrit Mancaku, 37 vjeç.

Gjatë kontrollit në këët ambjent janë sekuestruar 5 armë të tipeve të ndryshme si dhe një arsenal municionesh.

Policia e Durrësit sqaron se, pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, po vijon puna në drejtim të dokumentimit të implikimit të këtyre shtetasve në veprimtari kriminale.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.