Berisha: Fshati i zhvilluar është Shqipëria Europiane. Rama mohon dhe mashtron

Postuar në 13 Prill, 2013 09:05

 

LIBRAZHD- Në themel të një Shqipëria  Europiane  është Shqipëria e zhvilluar dhe fshati i zhvilluar. Kështu është shprehur Kryeministri, Sali Berisha gjatë përurimit të rrugës Hotolisht- Frarë në Librazhd.

“Ne zotohemi se gjatë 4 viteve që vijën ne do të trefishojmë grantet për projektet tuaja, në mënyrë që ju të prosperoni, të ndërtoni kopshtet, serat dhe të ecni të sigurtë drejt një mirëqenie më të mirë, në mënyrë që ju të zhvilloi të gjitha potencialet turistike të zonave tuaja.”- theksoi kreu i qeverisë.Gjatë fjalës së tij Berisha premtoi që në katër vitet që vijnë do të ndërtohet dhe rindërtohet çdo rrugë, do të ketë ndihmë direkte për bujqësinë, projektet në blegtori, pemtari, sera dhe në të gjitha fushat e kësaj sfere të madhe. Kryeministri tha se marrja e statusit të vendit kandidat do të thotë mbështetje e fuqishme për fermerët shqiptarë nga fondet direkte të Komisionit Europian.

Nga Hotolishti, Berisha sulmoi edhe opozitën kur tha se ata iu kanë shpallur ju si  zonat e asgjësë, si zona në të  cilat nuk duhet investuar.

“Alternativa tjetër është alternativa e mashtrimit, e mohimit. I them Ramës se gënjeshtra është dobësia më e madhe e burrit. Gënjen vetëm burri që ka frikë nga vetja e tij. Dy janë alternativat e tij gënjeshtër dhe mohim.”- tha Berisha.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.