Daçiç takon Putin: Faleminderit që na mbështesni për Kosovën

Postuar në 10 Prill, 2013 14:03

 

MOSKE- Gjatë takimit të sotëm me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në një rezidencë afër Moskës, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç e ka falënderuar atë për mbështetjen për çështjen e Kosovës.

“Ju falënderojmë shumë për mbështetjen që ju po jepni për politikën e Serbisë për Kosovën”, tha Daçiç, dhe shtoi se “populli i Serbisë e di dhe e mban në mend se Rusia është miku i tij më i madh”.

Putin ka ftuar nëpërmjet Daçiç, për ta vizituar Rusinë, presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliç, “në çdo kohë që atij i përshtatet”.

Më herët, gjatë një takimi të Daçiç me kryeministrin e Rusisë, Dimitry Medvedev Rusia ka shprehur mbështetje për qëndrimin e Serbisë mbi çështjen  e Kosovës, por duke e konsideruar zgjidhjen e kësaj çështje si privilegj të Serbisë.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.