Jep dorëheqje edhe Petrit Vasili

Pas dorëheqjes së drejtorit të spitalit të Vlorës, Shkëlqim Selami është dorëhequr edhe Petrit Vasili, që mbante postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës. Mësohet se Vasili ka informuar kreun e Bashkisë, z Lulzim Basha përmes një letre ku theksohet se “angazhimi im elektoral ka qenë dhe motivacioni për marrjen e këtij vendimi.”
Jep dorëheqje kreu i LSI-së së Vlorës, Shkëlqim Selami
Drejtori i spitalit të Vlorës, njëkohësisht kryetari i LSI-në në këtë qytet, Shkëlqim Selami ka dhënë dorëheqje sot. Dorëheqja vjen pas koalicionit të PS-dhe LSI-së dhe zëvendësimeve që bëhen nga ana e maxhorancës. Arsyet e dorëheqjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa Selami ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për medat, ku do të sqarojë motivet e largimit nga posti i drejtorit të spitalit.
Me pranimin e koalicionit parazgjedhor me Partinë Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim po vijon të lirojë postet politike që mbante në qeveri dhe administratën publike. Gjatë ditës së djeshme kanë paraqitur dorëheqjen drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës në Vlorë, Kasem Cenaj.
SHEKULLI
Add new comment