Debate në KQZ. Denar Biba:Nuk jemi kukulla, po dhunohet pavarësia e institucionit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë në debate të ashpra në mbledhjen e sotme. Zëvendëskryetari Denar Biba deklaroi se është e papranueshme ajo çka ka ndodhur një ditë më parë, duke i’u referuar shkarkimit të anëtarit të LSI-së në KQZ.
“Në emrin tim po ju drejtohem të gjithëve dhe po them se pavarësia e këtij institucioni ka rëndësi themelore. Ligji na konsideron institucion që do të jetë thuajse si gjykatë. Duhet tu japim shqiptarëve betimin tek shteti i së drejtës. Politika e ditës nuk na do të pavarur, duke na parë si politik e hoqën kolegun tonë si të ishte përfaqësues partie politike. Dje ka qenë një ditë e zezë dhe sot mund të bëhet edhe më keq nëse sot ata në parlament të mos kenë guximin ta votojnë”, u shpreh Biba.
Sipas tij, nuk duhet të dhunohet ndarja e pushteteve. KQZ sipas tij, vazhdimisht kohët e fundit është përkrahur kohët e fundit nga institucionet ndërkombëtare dhe se anëtarët e KQZ nuk janë kukulla që mund të hiqen.
Lefteri Lleshi ka reauguar duke u shprehur se KQZ ka detyrën e saj dhe nuk mund të marrë në kompetencë diskutimi ato çështje të cilat i takojnë Kuvendit.
“Ti fole kundër politizimit dhe vet së pari fole politikisht”, u shpreh Lleshi.
Biba deklaroi se është e pamundur të vazhdohet të bëhet mbledhje dhe se takimi i KQZ duhet të shtyhet për të mos u zhvilluar.
Në një kohë kur anëtari i propozuar nga LSI mungonte në mbledhje, Njazi Kosovrasti nga Partia Demokratike deklaroi se po shkelet rregullorja ndërsa jashtë rendit të ditës mund të flasin përfaqësuesit e forcave politike dhe jo anëtarët e KQZ-së.
Në këto kushte antarët e opozitës e kanë braktisur mbledhjen e KQZ-së.
TEMA
Add new comment