Gjinushi: Nëse KQZ vepron ligjshmërisht, në 23 qershor fiton e majta

Postuar në 12 Prill, 2013 14:46

Kreu i PSD, Skënder Gjinushi  deklaroi nga  Korça se nëse KQZ vepron ligjshmërisht fitorja e 23 Qershorit shkon tek e majta . “Janë gjëra që i kemi paralajmëruar, KQZ pre e këtyre lëvizjeve të partive. Çdo tentativë reforme me Berishën është një mashtrim. Tani po kryhen veprime antiligjore me të cilat opozita nuk duhet të pajtohet. PSD ka qëndrimet e veta, por përgjegjësinë për këtë situatë duhet ta mbajë Berisha. Nëse KQZ është e ligjshme e majta fiton zgjedhjet e 23 qershorit”, tha Gjinushi. Ai theksoi  se PSD ka të përbashkët PS, 8 vitet opozitë, kurse me LSI nuk ka asnjë të përbashkët.
“Meraku është edhe me LSI, e cila ka lëvizur nga e majta. Edhe brenda opozitës ka variante të këqija dhe të mira. Me PS nuk na ndan asgjë, na bashkojnë 8 vite opozitë. Me LSI asgjë të përbashkët, ne kemi tjetër moral politik. LSI ka pragmatizmin e vet, qytetarët e ndajnë këtë punë me votë. Nuk do të afrohemi fare me LSI, do qëndrojmë në distancë. E majta nuk duhet të shitet, të jetë sa më pavarur dhe e pastër. PSD nuk bën pazare dhe dallon nga partitë e tjera politike. Kjo është mënyra për të pastruar të majtën. Berisha po rri në pushtet me vota të majta, si në 2009”.

 

 

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.