Lezhë, pranga drejtorit të burgut. Akuzohet për korrupsion pasiv

Një hetim 3 mujor ka përfunduar me arrestimin e drejtorit të burgut të Lezhës, Valentin Miri i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.
“Sot më datë 12.04.2013 pasdite, Shërbimi i Kontrolli të Brendshëm të Burgjeve pas një hetimi intensiv 3 mujor në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Tiranës, njësia Task-Forcë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteti dhe njësive të specializuara të saj, bëri të mundur arrestimin Drejtorit të IEVP Lezhë, Valentin Miri. SHKBB-ja pas mbledhjes së një sërë provash materiale ka provuar se drejtori i burgut, Valentin Miri ka konsumuar veprat penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorimit të detyrës”,-thuhet në deklaratën e policisë.
SHEKULLI
Add new comment