Konventa e PD-së, Bode: Fermerët, asnjë qindarkë taksë për prodhimet

Postuar në 12 Prill, 2013 10:36

 

Partia Demokratike po zhvillon Konventën “Për më shumë mbështetje për fermerët”, ku fjalën hapëse e mban Ridvan Bode, ministër i Financave. Bode në fjalën e tij theksoi se qeverisja demokratike ka bërë më shumë investime në një vit, në krahasim me qeverisjen e Partisë Socialiste në katër vite, 2001-2005. Bode theksoi se fermerët nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për prodhimet e tyre.

 

“Është shtuar aksesi në internet nëpërmjet pikave të postës, shumë rrugë rurale janë asfaltuar, 350 rrjete të furnizimit me ujë janë ndërtuar gjatë qeverisjes sonë, peizazhi rural sot ka ndryshuar.”- tha Bode.

 

Partia Demokratike, theksoi ai, sot sheh mundësi të pafundme për zhvillimin e zonave rurale, ndaj ai i kërkoi Konventës që “të mbështesë fermerët dhe të punojmë për zhvillimin  Shqipërisë rurale.”

 

Gjatë takimeve që kryeministri Berisha ka patur me fermerët ka theksuar se sektori i bujqësisë do të mbetet prioritet për Partinë Demokratike edhe në 4 vitet e ardhshme.

 

Kryeministri ka premtuar se në 4 vitet që vijnë do të trefishohen grantet për fermerët  si dhe do të hapen vende të reja pune në këtë sektor të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.