Ish-të përndjekurit të lidhur me zinxhirë para parlamentit, dhunohen nga policia

Postuar në 15 Prill, 2013 03:44

 

Ish- të përndjekurit politikë u janë rikthyer ditën e sotme protestave para parlamentit vetëm disa minuta para nisjes së seancës së sotme plenare.

Ata janë lidhur me zinxhirë në formë proteste ndaj mungesës së vëmendje së qeverisë ndaj kësaj shtrese dhe mosdhënies së kësteve të dëmshpërblimit që u takon, por janë hasur me dhunën e policisë edhe pse tubimi ka qenë paqësor.

Forcat e policisë dhe të Gardës kanë ndërhyrë menjëherë për të larguar ish të përndjekurit, të cilët janë kryesisht të moshuar.

Ndërkohë, përfaqësuesi i tyre dhe një nga personat më aktivë në mbrojtje të kauzës së kësaj shtrese, Skënder Tufa u shpreh se nëse nuk u vihet veshi për të drejta e tyre, atëherë do të ndërmarrin veprime ekstreme duke u djegur si kamikazë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat disa nga protestuesit që ndodheshin para parlamentit.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.