Zëvendësimi në KQZ, sot votimi në Kuvend

Postuar në 15 Prill, 2013 03:41

Seanca plenare e Kuvendit pritet që këtë të hënë të karakterizohet nga debate të forta mazhorancë –opozitë, pasi në rend të ditës është votimi për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, propozuar nga LSI, Ilirjan Muho. 

PD duket e palëkundur në nismën e saj ndërsa i ka propozuar parlamentit dy emra të rinj për të zënë vendin e Muhos, dy përfaqësues të Partisë Republikane, Klement Zguri dhe Patriot Çobo. Ndërkohë, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për integrim pritet të votojnë kundër kësaj, nisme të cilën në deklarata të ndryshmen e kanën cilësuar antiligjore dhe antikushtetuese, që bie në kundërshtim me kodin zgjedhor.

Ndërkaq, pritet që votave të mazorancës sot t’i bashkohen edhe votat e tre ish-deputetëve socialistë, Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani.

Për demokratët nisma është tërësisht legjitime pasi largimi i LSI nga koalicioni qeveritar bën që të humbë baraspesha politike në KQZ.

Ndërkohë, PS ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin kuvendor për të diskutuar rreth mënyrës se si do të reagojnë në seancë, ndërsa pritet që qëndrimi i tyre të jetë i prerë.

 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.