Braçe: Ankimimi i marrëveshjes së ujërave, gjëja më e mirë e PS në opozitë

Postuar në 15 Prill, 2013 03:45

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe vlerëson se ankimimi që Partia Socialiste i bëri marrëveshjes së ujërave me Greqinë në Gjykatën Kushtetuese disa vjet më parë, është gjëja më e mirë që kjo forcë politike ka bërë në 8 vitet e saj në opozitë. Duke iu përgjigjur kështu deklaratës së bërë nga kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, se ky akt i PS-së ishte një gabim fatal për këtë forcë politike, Braçe thekson se me të, socialistët i shpëtuan Shqipërisë një copë të madhe të territorit të saj. “Ankimimi që PS i bëri marrëveshjes Shqipëri-Greqi, Berisha-Karamanlis, Basha–Bakojanis për definimin e kufirit detar, është akti më i mirë që PS ka bërë gjatë 8 viteve të saj në opozitë. Kujtoj që ishte shumë e vështirë, madje mbajta mbi kurriz inatin e njerëzve të paditur apo inatin e përhershëm të kujtdo që s’punon, por në fund u bë ajo që duhej!! Shqipëria ka sot pjesën e çmuar të territorit të saj”, – shprehet Braçe. Sipas tij, kjo është një arsye më shumë që shqiptarët më 23 qershor të votojnë PS-në dhe të dënojnë qeverinë me votë. “Kushdo që do të votojë në 23 qershor duhet të ndëshkojë edhe për marrëveshjen që Berisha nënshkroi për të falur territor shqiptar në jug të vendit”, – shprehej dje Braçe në faqen e tij në Facebook.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.