Baronesha Ashton nis sot turin ballkanik, vizita në Tiranë, Podgoricë e Shkup

Postuar në 15 Prill, 2013 03:43

 

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, do të nisë sot një turne të vogël ballkanike, për t’iu konfirmuar shteteve të rajonit perspektivën europiane.

Ashton nis ditën në Podgoricë, kurse më pas do të udhëtojë për në Tiranë dhe Shkup, thuhet në një njoftim të lëshuar nga zyra e saj.

Ende nuk dihet nëse ajo do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin pas dështimit të bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.

Por, sipas zyrës së saj për shtyp, nëse do të ketë “ndalesa tjera” dhe ndryshim axhende, veç këtyre tri kryeqyteteve, do të ketë njoftim me kohë.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.