NJOHJA NGA SLLOVAKIA, PAS MARRËVESHJES KOSOVË - SERBI

Postuar në 15 Prill, 2013 03:42

 

Sllovakia do ta njeh Kosovën pasi Beogradi dhe Prishtina nënshkruajnë marrëveshje për normalizimin e raporteve, thotë ish kryeministra Iveta Radiçova.

Në një intervistë për të përditshmen beogradase Blic, shefja e qeverisë sllovake deri në vitin 2012, thotë se edhe pse nuk mund të flet në emër të qeverisë aktuale, ajo besoj që “kur të normalizohen raportet, nuk ka arsye pse Sllovakia të mos mbështetë Srbinë dhe Kosovën si dy shtete të pavarura”.

Ajo ka nënvizuar se shefi i tashëm i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak, ka bërë shumë për këtë çështje dhe se është gati t’iu ndihmojë dy vendeve për të ecur para.

“Qëndrimi i Sllovakisë është që do të njeh Kosovën, kur Beogradi dhe Prishtina nënshkruajnë marrëveshje”, thotë ish-kryeministrja sllovake Iveta Radiçova për gazetën Blic, siç transmeton Rel.

 

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.