Dy shpërthime në Maratonën e Bostonit, 2 vdesin

Postuar në 15 Prill, 2013 16:02

 

BOSTON-  Te paktën dy persona kanë humbur jetën pas dy shpërthimeve  në linjën e “finishit” të Maratonës së Bostonit.

Rreth 3 orë pasi fituesit kishin kaluar linjën një shpërthim i fuqishëm u regjistrua në pjesën veriore të rrugës Boylston.

Pak më vonë është dëgjuar një tjetër shpërthim, ndërsa dëshmitarët thanë se kanë qenë dy të tillë. Shpërthimet kanë goditur spektatorët që ishin vendosur në rradhë të parë, për të parë garën.

Raportohen shumë të plagosur, ndërsa nuk ka ende të dhëna të plota lidhur me numrin e saktë të tyre apo origjinën e shpërthimeve.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.