Elbasan, përplasen dy automjete , tre të plagosur

Postuar në 17 Prill, 2013 14:23

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në aksin Peqin-Elbasan. Në aksident janë përfshirë dy mjete, njëri me targë EL4088B dhe tjetri me targë AA605EG. Policia bën me dije se  të plagosur janë dy persona në mjetin me targë AA605EG, drejtuesi i tij Dritan Sula dhe pasagjeri Artur Jaho, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Ushtarak, pasi ndodheshin në gjendje të rëndë. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit tjetër, i cili është shtruar në spitalin e Elbasanit pasi ka marrë plagë më të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak I akzidentit është shpejtësia  e madhe.

 

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.