"Rikompozimi nuk është zëvendësim emrash në KQZ"

Postuar në 19 Prill, 2013 03:41

 

Pas kalimit të LSI-së në koalicion me Partinë Socialiste, ka ardhur dhe hakmarrja e dytë e mazhorancës e cila ka shkrirë grupin parlamentar të kësaj force. Në një intervistë për “Shekullin”, deputeti Nasip Naço thekson se nuk ka ende asnjë kërkesë zyrtare nga tre deputetët demokratë për t’u larguar nga grupi parlamentar. Gjithashtu, deputeti Naço deklaron se ka dhënë dorëheqjen dhe nga detyra e nënkryetarit, ndërkohë që shprehet se edhe zëvendësimi i Ilirjan Muhos është tregues i panikut që ka kapur mazhorancën nga humbja përballë opozitës në zgjedhjet e 23 qershorit.

Kemi një situatë të re të krijuar së fundmi me dorëheqjen e dy anëtarëve të propozuar nga PS-ja, që erdhi menjëherë pas shkarkimit të z.Muho. si e shikoni këtë ngërç?

Veprimi për shkarkimin e z.Muho ishte një veprim antiligjor, kryekëput në kundër-shtim me nenin 18. Ai ka qenë drejtues i prokurorisë në vitin. Edhe Kodi i Procedurës Penale shprehet qartë që prokurori është i pavarur në vendimet që ai merr. Nuk e ka ankimuar dekretin pasi në atë kohë nuk ankimohej dekreti i Presidentit. Duhet theksuar që ky vendim i marrë në bazë të kërkesës së prokurorisë për vendimin e gjykatës, është lënë në fuqi nga vendimi i Gjykatës së Lartë, gjë që nuk thuhet nga mazhoranca. Por, edhe po t’i referohemi nenit 17 të ligjit për prokurorinë, është e qartë se nëse kalojnë pesë vjet, gjyqtarë, prokurorë, noterë, avokatë, quhen të padënuar, ka rehabilitim. Edhe në nenin 69 të Kodit Penal, përsëri ku flet për rehabilitimin, nëse një njeri dënohet nga 3 muaj deri në 5 vjet, quhet i padënuar. Kjo mazhorancë i ka ditët e numëruara. 

Ne rast të mos tërheqjes së mazhorancës, opozita nuk do të propozojë asnjë emër në KQZ? 

Nuk bëhet fjalë për zëvendësime emrash. 

Po nëse mazhoranca nuk rikthen të drejtën që pretendon opozita…

Në momentin që prishen rregullat e lojës, nga pseudomazhoranca, opozita nuk ka gjë tjetër në dorë veçse të kërkojë votën popullore, mbështetjen nga ndërkombëtarët për të bërë të qartë se kjo mazhorancë e ka të humbur.

Pra, në këtë situatë ku jemi, rikompozimi është kërkesa e opozitës? 

Rikompozim nuk është zëvendësim emrash, çfarë tregon qartë panikun e kësaj mazhorance. 

Rikompozim do të thotë dhe ruajtje e të njëjtit nunër anëtarësh, siç ka qe-në para se PD-ja të bënte shkarkimin e z.Muho... 

Ligji është i qartë që kur është miratuar, u bënë emërimet sipas këtij ligji dhe u shkelën nga kjo mazhorancë. 

Pas bashkimit PS-LSI ka dhe një vendimmarrje për bashkimin e këshilltarëve. A ka një marrëveshje se si do të zbatohet? 

Është një aksion politik i opozitës për-ballë këtij rreziku real dhe kësaj së keqeje. Është një aksion politik që do të vazhdojë në pushtetin lokal, do të ketë unifikim veprimesh edhe në parlament. Ajo që pamë në panikun e së djathtës, tregon qartë forcën dhe vitalitetin e së majtës në Shqipëri. 

A do të ketë një formulë, një marrëveshje se si do të ndahet numri i kryetarëve të këshillave?

Rast pas rasti do të varet nga forca. Di-ku ka LSI-ja, diku PS-ja, është një aksion politik i së majtës së bashkuar. 

Z. Naço a jeni më nënkryetar Kuvendi?

Absolutisht, unë nuk jam. Kam një javë që kam dhënë dorëheqjen nga nënkryetar. Kam një javë që nuk vete në zyrë. Kërkesa është depozituar dhe e kam deklaruar edhe publikisht. Është spekulim i rëndomtë i z.Patozi. Në rendin e ditës së seancës, LSI-ja nuk figuron si grup parlamentar, gjë që bie në kundërshtim me rregulloren. Mjafton të lexosh rregulloren që përbetohet kryetarja e Kuvendit dhe e kupton që s’ka të drejtë të ndryshojë grupin parlamentar. Nuk ka kërkesë të deputetëve për t’u larguar nga grupi, nuk ka një kërkesë brenda 6 muajve. Janë në panik. Në të gjithë Shqipërinë e majta ka bërë përmbysje totale. Edhe kryeministri sot ka dalë në këmbë për të ikur në punë. E ndjen që ka dalë në opozitë. 

Sipas llogaritjeve të bëra mbi bazën e votave të 2009-s, e majta del me 74 mandate. Sa mandate prisni të merrni?

E majta në zgjedhjet e 23 qershorit do të jetë uragan dhe uragani është mbi atë numër që thoni ju. 

   SHEKULLI

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.