Rama reagon për Ndrecën: “O President, mos harro Sashenkën”

Tiranë-Kreu i PS-së, Edi Rama ka reaguar menjëherë pas vendimit të Presidentit Bujar Nishani, për të dekretuar Tom Ndrecën, anëtar të Gjykatës së Lartë. Në një postim në rrjetin e tij social Twitter, Rama i kujton kreut të shtetit se duhet të shpërblejë edhe gjyqtaren që drejtoi proçesin e Bashkisë së Tiranës.
“O President mos harro Sashenkën se nuk ishte Toma më shumë hero sesa ajo në luftën për Bashkinë e Tiranës që Tomën ta shpërbleni e Sashenkën jo!”- shkruan Rama në profilin e tij. Reagimi i kryesocialistit vjen pak orë pasi Nishani dekretoi dy anëtarët e rinj për Gjykatën e Lartë, Admir Thanza dhe Tom Ndreca.
SHEKULLI
Add new comment