Takimi me biznesmenë të rinj, Berisha: 2012-ta, vit i vështirë. Rama vuri taksë edhe për tabelat

Postuar në 21 Prill, 2013 13:22

 

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, organizoi një tryezë bashkëbisedimi me biznesmenë të rinj ditën e sotme. Në fjalën e tij, Berisha ndër të tjera pranoi se viti 2012 ishte një vit i vështirë për biznesin. 

"Kriza në Evropë do vazhdojë, është shumëplanëshe, është krizë e euros, e cila siç rezulton është themeluar mbi parime jo të drejta. 

Do ta kapërcejë Evropa, por do duhet kohë. Ne do të bëjmë gjithçka, që nëse nuk ramë në recension, të nxisim rritjen ekonomike.

Viti më i vështirë ishte 2012, këtë vit ka një kthesë, por masat që morëm për heqjen e TVSH-së për makineritë, heqjen e tatim fitimit për pagat nën 30 000 lekë. Gjatë 3 mujorit të katërt do fillojë efekti pozitiv i këtyre masave, vitin e ardhshëm do japë efektin e plotë”, tha Berisha.

Më tej ai siguroi bashkëbiseduesit se në mandatin e ardhshëm, qeveria do të angazhohet maksimalisht për të favorizuar dhe ndihmuar biznesmenët e rinj. 

“Çfarë duhet të bëjmë ne që të rritet në të gjitha fushat pesha specifike e të rinjve në iniciativën e lirë. Fillesat janë të mira në Shqipëri, në fushën e inovacionit, po kështu në Universitet ka një lëvizje për projekte dhe konkurse të cilat janë shumë të dobishme. 

Ne duhet të kemi një program të qartë, të mirëpërcaktuar për të mbështetur inisiativën e lirë të të rinjve. Ne kemi mbështetur 42 mijë projekte në zonat rurale, por duhet të mbështesim edhe ato urbane, ku edhe për këto kemi projekte. 

Qeveria do të përcaktojë fonde për mbështetjen e projekteve të të rinjve, qeveria është e vendosur të zhvillojë një sistem mikrokreditimi, ku të parët që do përfitojnë do jenë të rinjtë.

Në axhendën tone nxitja , inkurajimi i potencialeve të jashtëzakonshme që kanë të rinjtë përbën një nga përparësitë kryesore tonat.

Sikundër në fushat e tjera,mendimet dhe sugjerimet do trupëzohen në programin tonë për 4 vitet e ardhshme”, tha kryeministri Berisha.Më tej Berisha nuk harroi as të sulmonte programin e Partisë Socialiste, veçanërisht aplikimin e taksës progresive. 

“Ai flet për rritje taksash. Është e lehtë t’i rritësh, por kjo do të thotë dekurajim të investitorëve dhe shkurtim të vendeve të punës.

 

U nxor taksa e tabelës, ajo që i vije emrin biznesit, deri në 100 mijë lekë kjo taksë e pastaj taksa të tjera me radhë që për hir së të vërtetës bënë që Tirana, të mos shfletojë potencialet e mëdha. 

 

Edhe sot që ai thotë, do heq çdo takse të biznesit të vogël, bashkitë në Vlorë, Fier janë bashkitë me taksat më të larta mbi biznesin e vogël. 

 

Nëse z Rama është serioz në premtimet e veta dhe le të thërrasë Vangjushin, Shpëtim Gjikën e ndonjë tjetër dhe t’u thotë që të heqin taksat për biznesin e vogël. Unë do i përshëndes

 

Ne kemi shpallur platformën tonë për ta shndërruar këtë vend në tërheqës për investitorët. Është bërë shumë në këtë drejtim. Kapaciteti i Shqipërisë është për 2 miliard dollarë, nga 1 miliard që janë aktualisht. Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e tyre. 

 

Ne ia dolëm, siç e dini, që ekonomia shqiptare të mos bjerë në recesion, reformat ishin mburojë nga kriza, taksa e sheshtë një nga faktorët kryesorë.

Mirëpo kriza do vazhdojë. Europa do ta kapërcejë, por do duhet kohë. Do bëjmë gjithçka që ti japim një shtytje të re rritjes”, tha Berisha. 

Ai shtoi se qeveria punon shumë për të tërhequr investitorët e huaj. Por sipas Berishës, problem ka qenë kriza në Europë dhe përpjekjet e Shqipërisë për të mos rënë në recension. 

“Ne që nga viti 2005 kemi ushtruar platformën tonë për ta kthyer Shqipërinë në një vend tërheqës për investitorët, është bërë shumë, por ka shumë për t’u bërë. 

Mesatarja e investimeve në katër vitet e fundit është mbi 1 miliardë dollarë. Reformat ishin një mburojë nga kriza. Taksa e sheshtë ndihmoi që mos të binim në recension, mirëpo kriza do vazhdojë sepse është në shumë paleshe.

Do e kapërcejë Europa krizën, por do duhet kohë. Nuk është i shpejtë kalimi i saj. Ne do bëjmë gjithçka, nëse arritëm të mos binim në recension i dhamë një shtytje më të lartë zhvillimit ekonomik”, deklaroi kryeministri.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.