PD nxiton të bëjë ndryshimet në gjykata

Kuvendi i Shqipërisë, në seancat e fundit të legjislaturës, pritet të përfshihet në procesin e votimit për dy anëtarët e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza dhe Tom Ndreca, raporton e përditshmja Shqip.
Sipas të gjitha gjasave, ky votim pritet të realizohet me datën 25 prill, pasi Komisioni i Ligjeve të realizojë procedurën formale të seancës dëgjimore me dy emrat e propozuar nga Presidenti.
Ndryshe nga votimi për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, ku PD-ja gjeti mbështetjen e katër deputetëve të pavarur “socialistë”, Kastriot Islami, Asllan Dogjani, Dritan Prifti dhe Gjovalin Kadeli, për votimin e dekreteve të kreut të shtetit, nuk do t’u lutet atyre për kartonin e tyre të jeshilët.
Kjo, për faktin se Byroja e Kuvendit ka penalizuar katër deputetët e opozitës aq sa i nevojitet mazhorancës për të pasur votat e duhura për të votuar dekretet e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Pas seancës së tensionuar të së hënës, disa deputetë të PS-së replikuan ashpër me deputetin Kastriot Islami.
Kjo bëri që Topalli, si Kryetare e Parlamentit, të shpallë penalizimin e deputetëve të PS-së, Sajmir Tahiri, Gazmir Bizhga, Ndrec Deda dhe Arben Çuko.
TEMA
Add new comment