Berisha flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe thotë: Zoti e ruajtë Shqipërinë nga Rama

Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë për ndjekësit e tij në Facebook, një mesazh për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Në fund të këtij mesazhi, edhe pse pa asnjë lidhje, ai ka përmendur edhe kryesocialistin Rama, duke thënë se ka bllokuar rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Sipas Berishës, Zoti duhet ta rruajë Shqipërinë nga njerëz si Rama.
“Te dashur miq! Pershendetem me kenaqesi marreveshjen e dates 19 prill midis Kosoves dhe Serbise si nje marreveshje vertete historike. Kjo marreveshje, deshmon konsolidimin e Kosoves si shtet i pavarur. Me zbatimin e saj, marreveshja perben bazen e normalizimit te marredhenieve midis ketyre dy shteteve te pavarura dhe çel rrugen qe keto dy vende, por edhe serbet dhe shqiptaret ne teresi, te nisin nje epoke te re ne marredheniet midis tyre, ne interes te te ardhmes se tyre europiane.
Marreveshja eshte nje kontribut madhor per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Kosova me kete marreveshje arrin njohjen dhe pranimin e integritetit territorial te saj nga Serbia, por dhe vendosjen e bashkepunimit me kete vend si dhe garantimin e perspektives se integrimit ne BE. Serbia me kete marreveshje shkeputet nga nje trashegimi recente e pafavorshme dhe, siç do te deklaronte kryeministri i saj, ajo do te zgjidhte dhe do te percaktohej per BE-ne dhe te ardhmen e saj europiane.
Edhe nje here urimet me te mira per te gjithe ata qe bene te mundur kete marreveshje historike ne interes te shqiptareve, serbeve dhe te te gjithe rajonit.
Nuk mund te mos ju ftoj miq te dashur qe te mendoni per nje moment bllokimin nga z.Rama te statusit te vendit kandidat per Shqiperine duke mos votuar tre ligjet. Nuk na mbetet gje tjeter veçse te themi Zoti e ruajt Shqiperine nga shqiptare si ky. 23 qershori po vjen. Shqiptaret do te votojne per te shembur murin e bllokimit per te ardhmen e tyre europiane”, shkruan Berisha./b.l
TEMA
Add new comment