Gjyqi ndaj Ilir Xhakjas, ish-shoferi i kryekomisar Tahirajt refuzon të dëshmojë

Fatmir Hoxha, ish-shoferi i kryekomisarit të vrarë vjeshtën e kaluar në Katund-Sukth refuzoi të flasë para Gjykatës së Krimeve të Rënda pasi sipas tij ai është për vetë i pandehur.
Dëshmitari i thirrur nga organi i hetimit qëndroi vetëm pak minuta në salle duke preferuar që të qendroje gojembyllur para drejtesise. Por prokurori i çeshtjes Eugen Beci i kerkoi gjykates qe ne keto kushte te lexohen theniet e deshmitarit gjate hetimeve paraprake, kerkese qe u pranua nga trupa gjyqesore. Edhe njehere nepermjet fjaleve te deshmitarit okular e po ashtu i akuzuar per mos veprim per te penguar vrasjen e shefit te tij u degjua se si u vra kryekomisari Tahiraj.
Ne theniet e tij Fatmir Hoxhes, prokurori citoi se ndalimi i mjetit te nipit te Xhakjes ishte bere ne menyre rastesore dhe pikerisht atehere kur ishte vendosur qe mjeti te shoqerohej ne komisariat aty kishte mberritur nje tjeter person me makine luksoze dhe i veshur sportiv, i cili pasi kishte pyetur se kush ishin ata. I nipi, Ledio Ksanaj i ishte pergjigjur te mos behej merak pasi ishte thjesht pune dokumentash. Ne kete pike Hoxha shpjegon se pyetjes se kryekomisarit, “po ti kush je?”, Xhakja sipas shoferit, ishte pergjigjur me ofeze e pikerisht ne kete çast ka ndodhur edhe vrasja e Kryekomisarit.
SHQIP
Add new comment