PD: Hetim parlamentar Ramës

Postuar në 26 Prill, 2013 09:36

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë depozituar në Kuvend një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor per hetimin e fakteve, rrethanave dhe pergjegjesive te asaj qe e quajne incident ne Akademine Diplomatike të Vjenës mes kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe diplomatit shqiptar, Egin Ceka. 

Ne projektvendim ende nuk eshte percaktuar afati per kete hetim qe duan te ndermarrin deputetet demokrate, per shkak se mbeten vetem vetem 10 dite nga koha qe Kushtetuta per ngritjen e nje Komisioni Hetimor. Kushtetuta thote se Parlamenti nuk mund te ngreje nje komision hetimor 4 muaj perpara mbarimit te mandatit te tij, qe perkon me daten 7 maj. 

Çështja e dytë është nëse një komision hetimor parlamentar mund të hetojë një çështje të tillë. Sipas demokrateve, megjithese komisionet hetimore kane per qellim, qe nepermjet "nje çeshtjeje te veçante' te përmirësojë legjislacionin ose te rrisin kontrollin mbi Qeverine, ata i referohen nje vendimi te Gjykates Kushtetuese, i cili percakton se nje ceshtje e vecante eshte edhe nje ceshtje me interes publik. Dhe sipas nismetareve te kerkeses, ngjarja ne Akademine Diplomatike te Vjenes, ku thuhet se eshte perfshire me veprime te dhunshme dhe fyese, kryetari i Partise Socialistë, është një ngjarje me interes publik.

Demokratet thone se incidenti ka cenuar imazhin nderkombetar te Shqiperise dhe integritetin dhe dinjitetin e perfaqesuesve të trupit diplomatik shqiptar në një territor të huaj nga kërkesa e tyre përmbush kushtet për ngritjen e një komisioni hetimor. 

"Qoftë edhe për faktin se për ngjarjen mund të ketë mosmarrëveshje përsa i përket dinamikës dhe impaktit të ngjarjes, një verifikim i plotë i saj është mëse i nevojshëm"-thone demokratet- "si per rikuperimin e imazhit te vendit, edhe per rikuperimin e funksionit dhe veprimtarise dinjitoze dhe brenda ligjit te sherbimit diplomatik shqiptar". 

Demokratet argumentojne se edhe ne kete kontekst, ngritja e këtij Komisioni Hetimor, nga Kuvendi në cilësinë e bartësit të sovranitetit popullor, siguron edhe përmbushjen e të drejtës kushtetuese të çdo shtetasi për të marrë informacionin e duhur për çështje me interes publik ose shtetëror.

 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.