Meta: Konsesus mes palëve për të zgjidhur situatën e KQZ-së

Konsesusi dhe rivendosja e besimit është zgjidhja e vetme për situatën e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deklaroi Kryetari i LSI-së Ilir Meta .“Aktualisht kemi një situatë të papranueshme, përgjegjësia është drejtpërdrejt e mazhorancës e cila dhunoi Kushtetutën e Kodin zgjedhor dhe KQZ. Zgjidhja e vetme është rivendosja e besimit dhe konsensusit mes dy forcave që kanë bërë kodin. Dihet kush e prishi konsensusin në mënyrë të njëanshme dhe brutale. Zgjidhja e njëanshme nuk është zgjidhje për ne. Është me rëndësi rivendosja e besimit dhe konsensusit. Opozita nuk e ka goditur dhe cënuar në një mënyrë të njëanshme këtë institucion”, tha Meta.
MAPO
Add new comment