Majko i përgjigjiet Olldashit: “Mua më pëlqen mishi i qengjit! Edhe kur mendon se është bërë dash!”

Ish kryeministri Pandeli Majko i është përgjigjur në Facebook deklarimeve të Ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi, ku shkruan: “Por, çudinë e madhe Rama…Premtoi se do të ndërtojë një autostradë të kaltër , në det, nga Mali i Zi në Greqi. Ky ia kaloi edhe Pandeli Majkos për guximin, nëse është guxim dhe jo gjë tjetër…Pandi tha dikur se do të ndërtonte një tunel detar për të lidhur Vlorën me Otraton , ky do të ndërtojë autostradë detare gjashtë herë më të gjatë se tuneli i8 Majkos. E kuptoni që ky është më karavidhe se Pandi i shkretë!!!”, ka shkruajtur Olldashi një ditë më parë.
Ndërkohë Majko është shprehur se ironia e Olldashit i ngjall humor.
“Të lajthitur” dikur më quajtën edhe kur deklarova idenë e tunelit të rrugës durrës-Kukës. Sot projekti “TAP” i gazit që do të lidhi Shqipërionë me italinë fqinje dhe mike është vetëm fillimi i “tunelit’ nënujor që do të lidhi dy vendet tona. Është kompliment të akuzohesh pse ke ide dhe ëndrra për të ardhmen e vendit tënd. Mua më pëlqen mishi i qengjit! Edhe kur mendon se është bërë dash!, shkruan Majko./A.XH
TEMA
Add new comment