Arkiv-Lajme të përditësuara

KQZ nis zgjedhjen e ekspertëve kontabël: Asnjë lidhje farefisnore deri në brezin e katërt me drejtuesit partiakë

Postuar në 01 Maj, 2013 09:22

 

Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur hapjen e pranimeve për të gjithë ekspertët kontabël të licencuar që kërkojnë të bëjnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara të partive politike për vitin 2012.

Përmes një njoftimi për shtyp zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj bëri të ditur se aplikimet e ekspertëve do të vijojnë deri më 15 maj duke shtuar edhe një sërë kriteresh, një nga të cilët është se personat që do të merren  me auditimin e financave të partive nuk duhet të kenë asnjë lidhje farefisnore e as krushqie deri në brezin e katërt me drejtues partish.

Rama prezanton dy emra/ Musa Ulqini kandidon në Elbasan, Mimoza Hafizi në Shkodër

Postuar në 01 Maj, 2013 09:21

 

Edhe pse nuk ishin në listat e kandidatëve për në vitin 2009, Musa Ulqini dhe Mimoza Hafizi do të jenë në listat aktuale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit.

Kryetari i PS, Edi Rama, ka prezantuar dy emrat e rinj në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.

Rama ka vlerësuar maksimalisht të dy figurat, sidomos për faktin se nuk mbajtën mëri pas moskandidimit në vitin 2009.

Protestat modeste të 1 Majit

Postuar në 01 Maj, 2013 09:20

Në Diten e Punëtorëve, sindikalistët janë mbledhur jo pa qëllim tek sheshi i 'Ushtarit të Panjohur', që është edhe sheshi i te papunëve. 

Ata kanë protestuar ndaj shkeljeve te njëpasnjëshme të të drejtave ligjore të qindra, mijëra punëtorëve në vendin tonë. Metalurget e Uzines se Ferrokromit në Elbasan dhe të Burrelit kanë denoncuar faktin, se ata vijojne të punojne në të zeze, pasi ende nuk kane firmosur kontratat kolektive me punedhenesit.

Auditimi i fondeve të shpenzuara nga partitë gjatë vitit 2012, KQZ fton ekspertët kontabël

Postuar në 01 Maj, 2013 03:42

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i eshte drejtuar sot me nje apel ekspertëve kontabël të liçensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së për auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2012 nga partitë politike.

Hakmarrja ndaj LSI-së, PD shkarkon anëtarët e AKEP-it

Postuar në 01 Maj, 2013 03:41

 

Luis Tanushi

Toponimet, emigrantët shqiptarë protestojnë para ambasadës shqiptare në Athinë

Postuar në 01 Maj, 2013 03:40

 

Një grup emigrantësh shqiptarë protestuan ditën e djeshme përpara Ambasadës së Shqipërisë në Athinë, për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së toponimeve të vendlindjes në pasaportat e fëmijëve të tyre.

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Greqi kërkuan mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe zgjidhje përfundimtare të çështjes se toponimeve, për shkak të të cilave nuk janë lejuar të kalojnë kufirin shumë familje shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Greqi me të gjitha dokumentet e nevojshme.

Egin Ceka: Rrugaçët e Berishës deshën të na rrëmbejnë vëllain. Berisha financoi serbët kundër myslimanëve

Postuar në 01 Maj, 2013 03:39

 

Egin Ceka, diplomati që përfaqëson Shqipërinë në Vjenë, është një mysliman i betuar dhe për këtë kemi sjellë prova në disa shkrime të mëparshme.

E përditshmja Shekulli sjell sot një shkrim të ‘vëllait mysliman’, Egin, që i përgjigjet Bujar Shehut në forume. Pjesë të shkrimit janë botuar në vitin 2000 në gazetën Rimëkëmbja.
Ceka i vogël shkruan në këtë shkrim: “Rrugaçët e Berishës apo të ndonjë djathtisti tjetër deshën të rrëmbenin vëllain e vogël nga kopshti pasi babai doli nga PD”.

“Holanda, 100 vite përpara Shqipërisë” i

Postuar në 01 Maj, 2013 03:37

Kalimi i kurores nga Mbreteresha Beatriks tek i biri eshte festuar jo vetem ne Mbreterine e Holandes, por ka qene nje eveniment qe eshte percjelle ne te gjithe boten. 

Nje ngjarje qe eshte festuar edhe ne Tirane nga komuniteti holandez që jeton dhe punon në Shqiperi, kryesisht ne organizatat jo qeveritare. 

Rreth 100 shtetas hollandeze e ndoqen ceremonine ne ambientet e rezidencës së ambasadorit Martin De La Bej, ndersa ne perfituam nga kjo feste dhe e shkeputem ambasadorin për të komentuar këtë kalim pushteti që po ndodhte në Mbretërinë e Hollandës.

Eurozonë, shënohet rekord i ri papunësie

Postuar në 30 Prill, 2013 15:52

 

Niveli i papunësisë në 17 vendet e eurozonës arriti një tjetër rekord, duke shënuar 12.1 përqind në mars.

Zyrtarët evropianë thane sot se 19.2 milion njerëz janë të papunë në eurozonë, 62 mijë prej të cilëve u pushuan nga puna muajin e kaluar.

Tabaku: Rama ka frikë të kandidojë në Tiranë

Postuar në 30 Prill, 2013 15:50

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku  është shprehur sot se kreu i opozitës Edi Rama ka frikë të kandidojë në Tiranë pasi e di që askush nuk doe votojë. “Ai kërkon që ta shmangë Tiranën, se kryeqytetasit e dinë se lejet e ndërtimit që ka dhënë për kriminelët që mban nëpër tavolina janë jashtë rregullave. Edi Rama kërkon që ta shmangë Tiranën, zhduku terrenet e gjelbra këndet sportive, rrugëve të shtruara nga ai i ka dalë asfalti elektoral, kërkon ta shmangë se ka frikë nga një dështim tjetër si ai i majit të vitit të kaluar”, tha Tabaku.

 

 

MAPO

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara