Arkiv-Lajme të përditësuara
Dule: PBDNJ e gatshme për të votuar çdo akt ligjor për integrimin
Një ditë pas apelit të kreut të LSI-së Ilir Meta për miratimin e 3 ligjeve që do i hapnin dritën jeshile vendit për në BE, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, , shprehet se partia e tij është e gatshme për të votuar çdo akt ligjor për integrimin. “larg statusit nuk na mbajnë 3 ligjet, por fryma politike” tha Dule. Ai kritikoi qeverinë pasi sipas tij mënyra sesi vendi qeveriset e rendit Shqipërinë ndër vendet me sistem politik hibrid. “Mënyra e organizimit të zgjedhjeve dhe respektimi i votës, jetike. Rruga e integrimit, pas realizimit të zgjedhjeve të drejta”, thekson Dule.
Rama me banorët e njësisë nr. 7: Mandatin tonë të parë, 300 mijë vende pune
Kryetari i PS, Edi Rama ka zhvilluar pasditen e së sotme një takim me banorët e njësisë bashkiake numër 7 të kryeqytetit, me të cilët ka diskutuar për një sërë problematikash me të cilat përballet vendi.
Fillimisht lideri i opozitës e ka vënë theksin tek shëndetësia, për të cilin ai ka premtuar zgjerimin e aksesit edhe për shtresat në nevojë.
“Ne do të heqim skemën e sigurimeve, shëndetësia duhet të ofrohet për të gjithë”, ka premtuar Rama, i cili më pas ka kaluar tek drejtësia, e cila sipas tij ka nevojë për një ndryshim radikal.
Përkujtohet 4- vjetori i vrasjes së Fatmir Xhindit
Plot 4 vite pas vrasjes së ish-deputetit opozitar socialist, i zgjedhur në qarkun e Fierit, Fatmir Xhindi, ngjarja mbetet e pazbardhur.
Prokuroria dhe policia ende nuk kanë mundur të vendosin përpara drejtësisë autorin apo autorët e krimit, me gjithë deklarimet entuziaste dhe emocionale të zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të lartë të ministrisë së Brendshme se policia ishte afër kapjes së vrasësit.
Një ndër ta ishte edhe Presidenti aktual i Republikës, Bujar Nishani, atëkohë në detyrën e ministrit të Brendshëm.
Dita Botërore e Medias
Në Ditën Botërore të Medias, një grusht njerëzish, që punojnë në organe të ndryshme të medias në Tiranë protestuan para Parlamentit.
Më shumë se problemet e tjera me të cilat përballet sot media në Shqipëri, Unioni i Gazetarëve që ftoi gazetarët në protestë u bëri thirrje sipërmarrësve që t'i trajtojnë me dinjitet ata që përbëjnë edhe pushtetin e katërt, pasi në shumicën e mediave gazetarët janë pa kontrata pune, paguhen keq ose kanë muaj pa u paguar fare.
Monitorimi i zgjedhjeve, OSBE/ODIHR, riaktivizojnë paktin: Flasim me një zë
OSBE/ODIHR kane rinovuar paktin mes tyre per monitorimin e zgjedhjeve parlamentare ne vendin tone.
Lajmin, publikuar nga Baklaninsight e ben me dije zedhenesi i ODIHR-it, Thomas Rymer, duke folur per kete agjenci lajmesh.
“Do të ketë bashkëpunim mes dy institucioneve. Asambleja parlamentare ka njoftuar së fundmi se do të riaktivizojë marrëveshjen e bashkëpunimit që dy misionet të punojnë së bashku. Pra do të flasim me një zë në këtë drejtim”-ka thënë Thomas Rymer, zëdhënës i ODIHR.
Meta mbështet biznesin fason: Do të rritim prodhimet ‘Made in Albania’
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka shprehur mbështetjen e tij ndaj biznesit fason, gjatë vizitës që bëri ditën e sotme në një fabrikë për përpunimin e veshmbathjeve në njësinë nr.4 në kryeqytet. Meta i ka cilësuar fasonët, si një sipërmarrje mjaft të rëndësishme për ekonominë e vendit.
Totozani apel politikës: Nuk është përmbushur kuota 30 % e pjesëmarrjes së grave
Para mbylljes së listave të kandidatëve në zgjedhje Avokati i Popullit, Igli Totozani i bën apel politikës të përmbushë kuotën 30 % të pjesëmarrjes së grave në listat e kandidatëve për deputetë. “Në vitin 2003 Këshilli i Europës hartoi një rekomandim, sipas të cilit asnjë nga gjinitë nuk mund të përfaqësohet në një instancë vendimmarrëse me më pak se 40%. Ky rekomandim bazohet në konceptin e pjesëmarrjes së ekuilibruar gjinore me theks të veçantë e të posaçëm në pjesëmarrjen e grave në Parlament dhe Qeverisje. 10 vjet pas këtij rekomandimi Shqipëria ka ende shumë për të bërë.
Rama pranon propozimin e Metës për të votuar 3 ligjet në Kuvend
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Rregullorja - Opozita ka kërkuar prej kohësh dhe është vendosur kusht edhe nga BE-ja që të balancohet drejtimi i Parlamentit dhe i komisioneve
Drejtuesit e AK-së i bashkohen PS-së. Rama: Mirëpresim çdo kuqezi në koalicionin tonë
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, doli në një konferencë për shtyp në krah të disa drejtuesve të Aleancës Kuq e Zi, që kanë vendosur të bashkohen me koalicionin e opozitës.
Rama, duke folur para gazetarëve, tha se së fundmi AK u shfaq në rolin e një force çoroditëse, në funksion të pushtetit të Berishës.
Ai tha se mirëpret çdo kuqezi në koalicionin opozitar.
Këshilli Bashkiak i Tiranës
Shumica e anetareve te Keshillit Bashkiak votuan me 31 vota shkarkimin e kryetarit Njazi Kosovrasti ne nje mbledhje te zhvilluar ne rrethana te pazakonta.
Me pas ne paradhomen e salles se mbledhjeve, anetaret e majte votuan emereimin e kreut te ri te Keshillit, Aldrin Dalipi. Sipas rregullores, vendimi i shkarkimit dhe i emerimit iu nisen per verifikim prefektit te Tiranes.