Rama pranon propozimin e Metës për të votuar 3 ligjet në Kuvend

Postuar në 03 Maj, 2013 07:37

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Rregullorja - Opozita ka kërkuar prej kohësh dhe është vendosur kusht edhe nga BE-ja që të balancohet drejtimi i Parlamentit dhe i komisioneve

Administrata - Një nga kushtet e Bashkimit Europian është dhe depolitizimi i administratës publike, duke vënë me ligj mbrojtjen e nëpunësve

Gjykata e Lartë - Një prej 3 ligjeve është edhe projekti për disa ndryshime në organizimin e kupolës së gjyqësorit, Gjykatës së Lartë të vendit

Kreu i LSI-së kërkon që ato të hyjnë në fuqi në muajin shtator

84 vota - Tri ligjet që janë pjesë e rekomandimeve të BE që të miratohen kërkojnë 84 vota në Kuvend

Emërimet - Presidenti i Republikës ka dekretuar ditët e fundit disa emërime në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese

Opozita - Partia Socialiste i ka cilësuar këto emërime si të nxituara dhe të njëanshme nga ana e kreut të shtetit

BE - Bashkimi Europian pritet të marrë vendimin për statusin kandidat pas zgjedhjeve të 23 qershorit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje se do ta shqyrtonte pozitivisht propozimin e kreut të LSI-së, Ilir Meta, që të votojnë në Kuvend 3 ligjet e integrimit, duke vendosur si afat të hyrjes në fuqi shtatorin e këtij viti. Kreu i opozitës, deklaroi dje se kjo parti do t’i votonte tri ligjet që kërkoheshin për integrimin e vendit vetëm në rast se hyrja e tyre në fuqi bëhej pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, në legjislaturën e ardhshme. Kjo përgjigje në kuadër të ftesës së kreut të LSI-së, Ilir Meta, u bë gjatë një interviste që kreu i socialistëve zhvilloi në emisionin “Opinion” përballë gazetarit Blendi Fevziu. Rama e shpjegoi këtë taktikë me faktin se kjo legjislaturë ishte në një fazë tranzitore dhe se ajo e ardhshme do të kishte fuqinë morale për të bërë të mundur futjen në fuqi të këtyre nismave të kërkuara nga BE.

Rama

Ftesës së aleatit të tij, Ilir Meta, për të votuar tri ligjet që kërkohen për marrjen e statusit të vendit kandidat, Rama ju përgjigj dje pozitivisht, por me një kusht. “Ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi këtij propozimi, që këto ligje t’i votojmë tani, por ato të hynë në fuqi në legjislaturën e re”, theksoi Rama, duke e shpjeguar këtë kusht me faktin se aktualisht Parlamenti aktualisht është në një fazë tranzitore. Dje, Rama përballë gazetarit Blendi Fevziu foli gjerësisht për atë që u quajt “incidenti i Vjenës” mes tij dhe djalit të Neritan Cekës. Ai shpjegoi se ishte Egin Ceka ai që e kishte fyer dhe se nuk kishte përdorur në asnjë moment asnjë gjest dhune ndaj tij. “Personi që aty u shfaq si një provokator i nivelit më të ulët, duke shkelur etikën, jo të një diplomati, por etikën e një qytetari, duke u afruar edhe derdhur një lumë fjalësh të padenja. Fjalë fyese jashtë çdolloj kornize të aktivitetit të tij si përfaqësues i diplomacisë shqiptare”, deklaroi Rama. Ai foli për aleancat parazgjedhore dhe theksoi se ende nuk e kishte vendosur se në cilin nga qarqet do të garonte, por si opsione kishte Tiranën dhe Vlorën. “Nuk e kam vendosur, kam shumë nxitje nga shumë qarqe, por nëse do të zgjidha një qark tjetër përveç Tiranës do të shkoja në Vlorë”, theksoi Rama.

Meta

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një dalje publike për median kërkoi miratimin e 3 ligjeve të kërkuara nga ana e Komisionit Europian. “Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dëshiroj të ftoj sot kryetarin e PD-së, z. Berisha dhe kryetarin e PS-së, z. Rama, por edhe të gjithë kolegët e tjerë, përfaqësues të forcave politike në Kuvendin aktual, që në seancën më të parë të miratojmë rregulloren e Parlamentit dhe dy projektligjet e tjera, të cilat janë konsideruar prej kohësh si një minimum i domosdoshëm për arritjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian nga Shqipëria. Lidhur me miratimin e rregullores së Parlamentit vlerësojmë se miratimi i këtij dokumenti me konsensusin e të gjitha partive parlamentare do të bëjë të mundur që të ftojmë parlamentin e ri të pas zgjedhjeve të 23 qershorit që të fillojë punën me një rregullore të re sipas standardeve më të mira të parlamenteve të demokracive më të zhvilluara europiane”, tha Meta në konferencën për shtyp. Kreu i LSI-së, ndërkohë për draftin e Gjykatës së Lartë, kërkoi hyrjen në fuqi në muajin shtator, që përkon me konstituimin e Kuvendit të ri. “Krijimi i Kolegjit Administrativ natyrshëm të çon në rritjen e numrit të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, prandaj është e rëndësishme, duke u nisur edhe nga disa emërime të nxituara të bëra në disa nga gjykatat më të larta kohët e fundit, të cilat duken më shumë si veprime me karakter partiak sesa si lëvizje që synojnë të forcojnë pavarësinë e drejtësisë dhe të gjyqësorit, ne propozojmë që efektet e zbatimit të këtij ligji t’i tejkalojnë interesat politike të ditës nisur nga fakti që vendi ka nevojë për Gjykatën Administrative, por njëkohësisht lidhur edhe nga domosdoshmëria që kjo gjykatë të jetë krejtësisht e pavarur. Pra, ne propozojmë që miratimi i këtij projektligji të shoqërohet me garancinë që ai të hyjë në fuqi në shtator të këtij viti, në kohën kur konstituohet Kuvendi i ri që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit”, theksoi Meta.

F.Mejdini

B.Hoti

 

Kryeministri: Nuk do të tërhiqemi për KQZ-në

Berisha: T’i votojmë 3 ligjet. 3 deputetët e PS në listën e PD

Kryeministri Berisha deklaroi dje se parimisht ishte pro votimit të tri ligjeve, të cilat kërkoheshin nga Bashkimi Europian, sipas kërkesës së kreut të LSI-së, Ilir Meta, por nuk ngurroi të hidhte një lumë akuzash ndaj kreut të opozitës, Edi Rama. Në një konferencë për shtyp për gazetarët, Berisha theksoi se ishte ironike që këto ligje të votoheshin në këtë moment, pasi Rama i kishte mbajtur të bllokuara për t’u mohuar shqiptarëve integrimin në Bashkimin Europian. Berisha foli gjerësisht dje dhe për listat e PD-së, në një kohë kur pas katër ditësh ato do të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i mazhorancës theksoi dje se tre deputetët socialistë që kanë votuar pro mazhorancës dy muajt e fundit do të jenë pjesë e listave të PD-së. Kështu Kastriot Islami, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli do të ishin pjesë e listave të PD-së. “Çdo përpjekje për të prishur zgjedhjet është qesharake dhe donkishoteske. Rama kërkoi rrëzimin e qeverisë dhe formimin e qeverisë teknike, por ka një marrëveshje me 3 deputetë të PS që solli dështimin e përpjekjeve të Ramës”, konfirmoi Berisha. Ai po ashtu theksoi se në grupin e PD-së do të kishte ndryshime dhe se vetë do të ishte në krye të betejës elektorale, duke lënë të kuptohej se do të ishte Tirana fusha tij e betejës. Berisha u tregua i prerë kur theksoi se në KQZ nuk do të kishte ndryshime dhe se dorëheqjet e tre anëtarëve ishin imponuar nga Rama për pazare politike. “Zoti Rama e përdori problemin e komisionerëve për pazar. Pazari më i shëmtuar ishte ai me Jani Janin. Pse e bën këtë? E bën për të hapur një vend në listat e deputetëve për kryetarin e partisë së Janit. Pra jo vetëm që nuk ka pasur dhe nuk mund të imagjinohet që të ketë asnjë lloj mendjeje të shëndoshë, por përkundrazi, i bëj thirrje zotit Rama t’u japë fund këtyre lojërave në KQZ dhe të çojë anëtarët në KQZ, në detyrën e tyre”, deklaroi Berisha.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.