Arkiv-Lajme të përditësuara

Bumi i kumarit, Tirana si Las Vegasi

Postuar në 04 Maj, 2013 09:05

 

Kriza zhvendos bizneset e shërbimeve në linja bixhozi. Rritja e numrit të tyre në të gjithë vendin merr përmasa të frikshme. Masat shtrënguese për demotivimin e tyre nuk kanë funksionuar. Mbi 1710 linja të licencuara dhe 300 milionë euro të xhiruara më 2012

Gjendja mjerane për 2012-n, 13% kanë lista te dyqanet dhe 70% nuk presin përmirësim

Postuar në 04 Maj, 2013 09:03

 

Atë që nuk e pranon qeveria, apo nuk e thotë dot hapur guvernatori, e pasqyron më së miri konsumatori shqiptar, tashmë i prekur nga kriza dhe me tendencë përkeqësimi të situatës.

Shqiptarët nuk marrin borxhe vetëm te bankat, por edhe te të afërmit, madje rastet e huave “te miqtë” janë shtuar. Shqetësues konsiderohet fakti se një pjesë e borxhit merret për t’u ushqyer dhe kjo sigurohet duke marrë hua para në dorë te të afërmit, si dhe me shënimin e emrit në listat e dyqaneve.

Blofi me ligjin, gjyqtarët kanë sërish imunitet

Postuar në 04 Maj, 2013 09:02

 

Gjyqtarët kanë imunitet. Ata nuk mund të hetohen pa marrë më parë miratimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Veprimet e kryera pa marrë “leje”, konsiderohen antiligjore, megjithëse Kuvendi miratoi ligjin e famshëm të “heqjes së imuniteteve”.

Por, zbatimi i tij në terren duket se ka hasur problematikat e para, pasi prokuroria nuk mund të kryejë asnjë procedurë për togat e zeza, vetëm nëse i arreston në flagrancë, gjatë kryerjes së ndonjë krimi, raporton e përditshmja Shqip.

KQZ regjistron dy koalicionet

Postuar në 04 Maj, 2013 09:01

Tkurren koalicionet që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. “Aleanca për Shqipërine Europiane” e drejtuar nga Partia Socialiste nga 40 parti te rregjistruara fillimisht, ne KQZ u regjistrua me 37 parti pasi Partia e Pensionisteve që kishte firmosur në të dyja koalicionet deklaroi shkëputjen prej kësaj aleance. 

Edhe dy parti te tjera jo fort te njohura, nuk moren miratimin nga Kolegji Zgjedhor per shkak te mungeses se dokumentacionit, duke bërë që koaliconi i majte të ketë 37 parti. 

Tragjedi në Bari, farmacisti vret gruan, vajzën, plagos djalin dhe mbytet në pishinë

Postuar në 04 Maj, 2013 05:23

 

BARI- Babai vret gruan, vajzen, plagos te birin e me pas i jep fund jetes duke u mbytur ne pishine.

Tragjedia ka ndodhur ne Bari dhe raportohet nga gjithe mediat italiane, ndonese me nota misteri per ate qe ka ndodhur.

Sipas mediave italiane, autori i ngjarjes është 55-vjecari Michele Piccolo, me profesion farmacist ne zonë, i cili dyshohet se ka bere gjithcka ne nje moment cmendurie.

Gruaja e tij Maria Chimenti, qe mbante postin e nënkryetarës së Bashkisë, se bashku me vajzen Letizia qe sot bente 20 vjec jane qëlluar me pistoletë në kokë.

PS: Berisha po shfrytëzon shkollat për të bërë fushatë

Postuar në 04 Maj, 2013 05:22

 

Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin se po përdor institucionet arsimore për fushatë elektorale. Në një prononcim për mediat, kandidatja për deputete e PS-së, Mimoza Hafizi, tha se në këto 8 vjet, Berisha  shfrytëzoi paturpësisht institucionet shtetërore, për fushatë elektorale. 

“Kryeministri duke sajuar ndonjë inaugurim, shkon e dhunon shkollën tonë, për teatrin politik të radhës. Mësues e pedagogë dhe nxënës të mitur përdoren për dekor elektoral në shi e të ftohtë, por edhe në pikë të diellit për të njëjtin inaugurim”, - tha Hafizi.

Meta: Shkëlqimi i ekonomisë, vetëm në fjalimet e Berishës. Të mbajë premtimin për 3 ligjet

Postuar në 04 Maj, 2013 05:21

 

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta nga Kombinati, ku prezantoi kandidatin për deputet të LSI, Ardit Çela akuzoi qeverinë dhe kreun saj lidhur me deklaratat lidhur me nivelin e zhvillimit ekonomik duke theksuar se ka ardhur koha të flitet për ekonominë reale dhe jo atë virtuale. Sipas Metës, shkëlqimi i ekonomisë në Shqipëri ekziston vetëm në fjalimet euforike të kryeministrit

“Shkëlqimi i ekonomisë ekziston vetëm në fjalimet euforike të kryeministrit aktual. Të mos flasim për ekonominë virtuale, por për atë reale”, u shpreh Meta.

Ja emrat e rinj në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike

Postuar në 04 Maj, 2013 05:20

 

Edhe pse është shumë e vështirë që të mësosh emrat që do jenë në listat e kandidatëve për këto zgjedhje, sërish mediat vazhdojnë të publikojnë lista të cunguara. Të hënën është afati i fundit i dorëzimit të listave dhe ethet e tyre kanë përfshirë jo vetëm politikën, por edhe opinionin publik.

Gazeta Panorama ka sjellë një listë me emra të rinj që do jenë në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike.

Kështu në qarkun e Shkodrës do të kandidojnë Flamur Kuçi, Bardh Spahia, Benet Beci dhe Nard Ndoka.

Korçë, sherr mes të rinjve, tre të plagosur

Postuar në 04 Maj, 2013 05:18

Sherri mes disa të rinjve në Korçë ka degjeneruar në përplasja fizike mes tyre duke shkaktuar tre të plagosur. 

Ngjarja ka ndodhi pas një debati të momentit, ndërkohë që të plagosur Shpëtim Gjeloshi, si dhe vëllezerit Arben dhe Ardian Rushiti, të cilët janë në gjendje të rëndë në spital.

Athinë, kapet Ermal Lita, i arratisuri i Trikalas, tentoi të grabiste një supermarket

Postuar në 03 Maj, 2013 13:48

 

Policia helene ka mundur të arrestojë ditën e sotme një nga shqiptarët më të rrezikshëm mes të arratisurve nga burgu i Trikalas, Ermal Litën.

Ndalimi i tij u në lagjen “Peristeri” të Athinës, ku Lita ishte duke tentuar të grabiste një supermarket. Sipas burimeve nga policia helene, janë marrë të dhëna nga kalimtarë të rastit që e kanë identifikuar e më pas policia mbërriti menjëherë në vendngjarje. 

Lita kishte me vete edhe tri granata, të cilat i hodhi në drejtim të policisë greke, por fatmirësisht asnjëra prej tyre nuk shpërtheu. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara