Meta: Shkëlqimi i ekonomisë, vetëm në fjalimet e Berishës. Të mbajë premtimin për 3 ligjet

Postuar në 04 Maj, 2013 05:21

 

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta nga Kombinati, ku prezantoi kandidatin për deputet të LSI, Ardit Çela akuzoi qeverinë dhe kreun saj lidhur me deklaratat lidhur me nivelin e zhvillimit ekonomik duke theksuar se ka ardhur koha të flitet për ekonominë reale dhe jo atë virtuale. Sipas Metës, shkëlqimi i ekonomisë në Shqipëri ekziston vetëm në fjalimet euforike të kryeministrit

“Shkëlqimi i ekonomisë ekziston vetëm në fjalimet euforike të kryeministrit aktual. Të mos flasim për ekonominë virtuale, por për atë reale”, u shpreh Meta.

Më tej kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim i rikujtoi kryeministrit paketën e propozuar nga LSI lidhur me miratimin e tre ligjeve për statusin e vendit kandidat në BE.

“Propozova një paketë për miratimin e 3 ligjeve, shpresoj që Berisha të mbajë fjalën për miratimin e tyre”, tha kreu I LSI-së.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.