PS: Berisha po shfrytëzon shkollat për të bërë fushatë

Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin se po përdor institucionet arsimore për fushatë elektorale. Në një prononcim për mediat, kandidatja për deputete e PS-së, Mimoza Hafizi, tha se në këto 8 vjet, Berisha shfrytëzoi paturpësisht institucionet shtetërore, për fushatë elektorale.
“Kryeministri duke sajuar ndonjë inaugurim, shkon e dhunon shkollën tonë, për teatrin politik të radhës. Mësues e pedagogë dhe nxënës të mitur përdoren për dekor elektoral në shi e të ftohtë, por edhe në pikë të diellit për të njëjtin inaugurim”, - tha Hafizi.
Ajo shtoi më tej se, mësuesit dhe nxënësit vihen në rresht për mitingjet elektorale të Sali Berishës me detyrim e përcaktim për të ruajtur vendet e punës.
“Ky është një fakt i njohur botërisht tashmë. Sot, në Shqipërinë e qeverisë së rrënimit, brenda shkollës po hapet një humnerë e errët. Sistemi arsimor shqiptar prodhon jo pa qëllim, errësirë dhe injorancë; jo individë me integritet por vota për pushtetin e ardhshëm”, - theksoi ajo. “Rlindja do të nisë menjëherë me depolitizimin e shkollës”.
SHEKULLI
Add new comment