Arkiv-Lajme të përditësuara
KLD, Nishani: Portal online për ankesat e qytetarëve
TIRANË- Kreu i shtetit, njëherësh kreu i KLD ka vlerësuar vendimet më të fundit të marra nga qeveria e miratuar në parlament për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe ndryshimet në Kodin Penal dhe të Procedurës Penale.
Në fjalën e tij në mbledhjen e KLD-së, Nishani ka garantuar se do të jetë mbështetje për gjyqtarët e ndershëm dhe do të ndjekë me përparësi cdo ankesë të qytetarëve që kërkojnë drejtësi.
Shqyrtimi i emërimit të Dalipit. Bashkia kyç dyert. Rrokaj: Mbledhjen do ta bëjmë
Sot ishte parashikuar që në orën 11:00 të mblidhej Këshilli Bashkiak për të marrë në shqyrtim shkarkimin e Njazi Kosovrastit, dhe emërimin në vendin e tij të Aldrin Dalipit. Kjo dyshohet se është bërë arsye, që gjatë natës të ndryshohen bravat e dyerve të hyrjes, të ndërpritet telefonia fikse dhe ajo celulare, si dhe të ndryshohen fjalëkalimet e kompjutrave. Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Këshillit Bashkiak, Behar Zenelaj.
Berisha për emigrantët: Jam gati t’u garantoj votimin on-line
TIRANË Duke marrë shkas nga një mesazh i një emigranteje shqiptare në Britaninë e Madhe, e cila ngrinte si shqetësim pamundësisë për të votuar për zgjedhjet sepse ndodhej jashtë Shqipërisë, kryeministri Berisha tha gjatë mbledhjes së qeverisë se ai është gati në çdo kohë që ta krijojë këtë mundësi. “Qeveria ka qenë dhe është aktualisht e gatshme t’u krijojë atyre mundësinë e votimit on-line ose në çdo formë tjetër që të pranojë opozita, me qëllim që ky detyrim të cilin e përmbushin të gjitha vendet e qytetëruara të Evropës ta përmbushte edhe Shqipëria.
Ushtria e nxënësve të Partisë Demokratike
Dëshmitë tronditëse të mësuesve dhe drejtuesve të gjimnazeve: Si i futëm fëmijët në politikë
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Investigimi i “Fiks Fare” është shtrirë në disa qytete ku nxënës e mësues pranojnë se kanë plotësuar formularët e anëtarësimit
SONDAZHI: Koalicioni i majtë merr 46 përqind, koalicioni i djathtë 44 përqind
(E PERDITESUAR)- Sondazhi i parë për këto zgjedhje është prezantuar nga IPR Marketing në bashkëpunim me Ora News.
Ajo që bie në sy është se shqiptarët e kanë ndjerë shumë krizën ekonomike. Po ashtu shumica e tyre janë të pakënaqur me qeverisjen.
Ndërkohë vetëm 28.9 përqind thonë se zgjedhjet do i fitojë koalicioni i Berishës. Kurse 45.6 përqind thonë se do fitojë koalicioni i Edi Ramës. 24.9 përqind thonë se nuk e dinë.
Ndërkohë koalicionin e majtë e votojnë 46 përqind, kurse koalicionin e majtë 44 përqind.
KQZ, Berisha: Pretekst i Ramës për të mos njohur rezultatin. Tre ish deputetët e PS, në listat e PD
TIRANE- Kreu i partisë Socialiste, Edi Rama nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, ndaj dhe ka tërhequr anëtarët e Komisionit Qendrorë të zgjedhjeve. Kështu u shpreh Kryeministri, Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët.
“Tërheqjen e anëtarëve të KQZ-së, e ka bërë vetëm për ta përdorur si një pretekst për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve, siç iu deklaroi ai një grupi të huajsh në zyrën e tij.”- tha Berisha.
Rama apel grevistëve: Ndërpriteni grevën, ju ofrojmë ne strehim
Kryetari i Partisë Socialiste ishte i pranishëm në një takim ditën e sotme në Njësinë Bashkiake nr.5, aty ku po zhvillohet edhe greva e urisë e banorëve të rrugës “Margarita Tutulani”, të cilët u nxorën jashtë banesave të tyre nga Përmbarimi.
“Këshilla që ju jap unë është që të përpiqemi të gjejmë një mundësi për t’ju strehuar deri ën 23 qershor dhe pastaj të marrim angazhimin t’ju garantojmë një strehim afatgjatë”, ishte këshilla e Ramës për
Holtkemper: Zgjedhjet test për politikën shqiptare
Zgjedhjet do të jenë një test për politikën shqiptare. Deklarata u bë nga Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Carola Müller Holtkemper . “Shqipëria ka bërë përpjekje për integrimin. Erdhët nga komunizmi por progresi social është i ulët. Zgjedhjet janë që test që ju të siguroni institucione të pavarura. Nëse ka zbatim të ligjit gjermanët do të investojnë”, tha ambasadorja gjermane. Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti në dhomën britanike të drejtësisë, gjatë bisedës me disa studentë për krizën në eurozonë.
MAPO
Berisha: Rama përdor KQZ për pazare. Tre ligjet i votojmë në çdo kohë, ashtu siç janë
Kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama se e përdori tërheqjen e anëtarëve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pazar dhe për të justifikuar, sipas tij, humbjen në zgjedhjet e 23 qershorit. Në daljen e radhës para gazetarëve, kryeministri tha se ligji ka parashikuar situata të tilla dhe premtoi se zgjedhjet do të mbahen dhe do të jenë me standardet më të mira që ka njohur vendi.
Biznesi: Qeveria po na falimenton, na detyrohet mbi 200 milionë euro
Biznesi shprehet i shqetësuar se është duke falimentuar, për shkak të borxheve të papaguara nga ana e qeverisë. Bëhet fjalë për punët publike të kryera nga ana e sipërmarrësve privatë, të cilëve qeveria u ka më shumë se 200 milionë euro borxh.