Rama apel grevistëve: Ndërpriteni grevën, ju ofrojmë ne strehim

Kryetari i Partisë Socialiste ishte i pranishëm në një takim ditën e sotme në Njësinë Bashkiake nr.5, aty ku po zhvillohet edhe greva e urisë e banorëve të rrugës “Margarita Tutulani”, të cilët u nxorën jashtë banesave të tyre nga Përmbarimi.
“Këshilla që ju jap unë është që të përpiqemi të gjejmë një mundësi për t’ju strehuar deri ën 23 qershor dhe pastaj të marrim angazhimin t’ju garantojmë një strehim afatgjatë”, ishte këshilla e Ramës për
Mirela Alia, grevistja e cila para disa ditësh u dërgua në spital pas problemeve shëndetësore, sot la përsëri grevë vetëm për ti kërkuar liderit socialist ndihmë për zgjidhjen e problemit.
“Unë jam Mirela Alia, tani dola nga greva t’ju drejtohem juve. Bëni diçka për ne. Ju jeni shpresa e vetme për ne. Jemi në qiell të hapur. Ju lutem si nënë, si motër. Do të na nxjerrin nga shtëpia”, ishin fjalët e grevistes.
Përgjigja miqësore e Ramës ishte që të ndërprisnin grevën dhe mos të shpenzoni energjitë. “Sigurohuni që këto energji ti përdorni në 23 qershor, që do të jetë dhe dita e vendosjes së themeleve të qeverisjes.
Duhet të shporrim pushtuesit dhe kryeministrin. Ana tjetër e medaljes është bashkia me atë bandë që mban uniformat e policisë bashkiake dhe që godet nën urdhrat e atij të famshmit kryetar”, tha Rama.
SHEKULLI
Add new comment