Listat e PS, Rama i pari në Vlorë

Postuar në 02 Maj, 2013 15:27

Kur mbeten ende vetem pak ditë nga zyrtarizimi i listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit, partitë janë në fazat e fundit të përpilimit të tyre. 

Ndërsa në Partinë Demokratike pak kush ka informacion për emrat dhe vendndodhjen e kandidateve, duket se Selia Rozë është në fazat e fundit të përcaktimit të kandidateve. 

Ajo çka është vendosur dhe ka pak gjasa të ndryshoje jane emrat e pare në listë për 12 qarqet. ”Top Channel” ka mësuar emrat e atyre qe do te udhëheqin listen e Partise Socialiste, duke nisur nga kryetari Edi Rama, i cili do të kandidoje si i pari i listës së Partise Socialiste në Vlore. 

Per Edi Ramen eshte nje risi kandidimi per deputet, pasi asnjehere nuk ka qene i tille per shkak edhe te faktit se ka sherbyer per 11 vjet si kryetar i Bashkise se Tiranes. 

Presidenti i Asamblese se PS dhe numri dy i partise, Gramoz Ruçi, do te konkuroje i pari ne listen e Fierit, sikurse edhe kater vjete me pare. 

Risia tjeter apo supriza e ketyre listave do te jete ajo qe ka te beje me Qarkun e Tiranes. Pasi ka sherbyer prej vitit 1996 si deputet i Korçes, Pandeli Majko do te udheheqe listen e PS ne kryeqytet. 

Ben Blushi, ai qe udhehiqte Qarkun e Korçës ne 2009, do te jete i pari i listes ne qarkun e Elbasanit. 

Qarkun e Korçës ne zgjedhjet e 23 qershorit do ta udheheqe Bashkim Fino, ndersa ende ka nje dyshim se kush do te jete i pari i listes ne Gjirokaster. 

Ne kete qark jane ende ne balotazh Erion Veliaj me Arben Ahmetajn. Ne Shkoder, listen do ta udheheqe kandidatja me e re e prezantuar nga Edi Rama, profesoresha Mimoza Hafizi. 

Ndersa ne Kukes, i pari do te jete nje tjeter prurje e re, e prezantuar pak kohe me pare nga Edi Rama dhe qe eshte Vexhi Muçmata. 

Qarkun e Durresit, edhe kete here do ta udheheqe Blendi Klosi, ndersa ne Qarkun e Lezhes, e para e listes do te jete deputetja Mimi Kodheli. 

Deputeti Eduart Shalesi eshte ai qe do te jete i pari ne listen e kandidateve per deputete në Qarkun e Beratit, kurse Shkelqim Cani, nje nga zerat autoritare ne ekonomi do te jete i pari i listes se kandidateve socialiste per Qarkun e Dibres. 

Ditet e mbetura deri ne skadimin e afatit zyrtar per regjistrimin ne KQZ te listes se kandidateve per deputete do te sherbejne per te kryer rregullimet e fundit, plotesimet, levizet apo renditjet ne lista, pasi perveç emrave qe do te udheheqin, jane mbyllur shumica e emrave qe do te jene ne gare per Kuvendin e ri te Shqiperise. 

E ku duket se nuk do te mungojne suprizat, qofte me levizjet nga qarku ne qark krahasuar me listat e 2009, qofte edhe me prurjet e largimet.

 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.