Arkiv-Lajme të përditësuara
Deputetët, “ethet” e së hënës
Ora 00:00 e së martës shënon afatin e fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet e 23 qershorit.
Tashmë nga PD dihet, se ku do kandidojë Berisha dhe figurat kryesore: Bode, Topalli, Olldashi apo Patozi. Është konfirmuar gjithashtu edhe përfshirja në listë e ish-socialistëve Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli, Asllan Dogjani, dhe pritet ajo e kryetarëve të partive aleate.
Berisha: Do t’i votojmë 3 ligjet, Rama e Meta pazar me statusin
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se maxhoranca do të pranojë të votojë tri ligjet e integrimit, por sipas tij përgjegjësia do të bjerë mbi opozitën.
“New York Times”, Kadare: Kundër tiranisë
Christopher Byrd, një kritik që shkruan në “The Guardian”, e ka vlerësuar pozitivisht veprën e shkrimtarit Ismail Kadare.
“Kundër tiranisë”. Kështu titullohet kritika letrare që “New York Times” ka botuar për romanin e Ismail Kadaresë “Darka e gabuar” (Titulli në anglisht është ndryshuar në: Rënia e qytetit të gurtë).
Sipas Christopher Byrd ajo që është më interesante pavarësisht nga përpos faktit që Kadare ndërthur në vepra përrallat popullore dhe ëndrrat, është edhe lloji i politikës. Burd, e sheh si absurd faktin që grave iu thirret me emrin “shoku”.
Përkujtohet 5 Maji, politika nderon e ndarë Dëshmorët e Atdheut
Dita e Dëshmorëve, 5 maj 2013 është përkujtuar e ndarë nga politika shqiptare. Të parët që vendosën kurora me lule ishin Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili u rreshtua përpara monumentit Nënë-Shqipëri, së bashku me kryeministrin Berisha, kryetaren e Kuvendit, Topalli dhe kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha.
Fatos Klosi: Kontaktet Berisha-Gazidede me Beogradin kanë ndodhur
Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, deklaron se janë të paktën 10 ngjarje, që tregojnë lidhjet e Berishës me liderin famëkeq të serbëve, Millosheviç. Ai pohon për gazetën “Dita” se ka patur lidhje te fshehta të Berishës me Millosheviçin dhe famëkeqin Zhelko Raznatoviç Arkan.
Lamtumira e policit të vrarë
Miqtë, kolegët, të afermit dhe familjarët kryen homazhet mbi trupin e inspektor Selman Lenës, ne ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policise.
Mbi arkivolin me trupin e inspektorit të policisë Lena nderuan jo vetëm efektivët e Komisariatit Numer Pese të Tiranes, ku ai bënte pjese, por nga një numër shume i madh kolegësh, drejtues të policisë dhe autoritetet shtetërore më të larta të vendit.
Berisha: Posta, promotore e zhvillimit dixhital
TIRANE- “Pas vulës së qeversë, pulla shqiptare ishte vula e dytë e shtetit shqiptar”. Keshtu eshte shprehur kreu i qeverise, Sali Berisha, gjate fjales se tij ne ekspoziten me rastin e 100-vjetorit të pullës së postë shqiptare.
Sipas Berishes ky ishte një moment i rëndësishëm për konsolidimin e pavarësisë dhe shtetit shqiptar.
Besnik Jakaj braktis PD-në: “Kastriot Islami zuri vendin tim në PD”
Besnik Jakaj, anëtari i K2ëshillit Kombëtar të PD-së, ka deklaruar se kryeministri dhe kryetari i PD-së është kapur nga një grup i ndërtuar mbi baza nepotike e interesa financiare i cili ka marrë peng strukturat e PD-së dhe qeverisë. Partia Demokratike po përjeton ditët e dikurshme të 1998-s nga ku filluan dhe largimet e mëdha të ish themeluese dhe anëtarëve të saj.
Qarku i Tiranës, koalicioni i PS-së në krye
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Rezultatet
Viti 2009
Aleanca për Shqipërinë Europiane
Koalicioni i PS
(PS, PSD, PDS, PBDNJ, G99)
173,515 vota
Koalicioni i LSI
19,916 vota
PLD 809 vota
PRRL 80 vota
Kadeli në krah të Berishës në Lezhë: Jam garant për një fitore surprizë të PD-së
Ish-deputeti socialist, Gjovalin Kadeli, është shfaqur në krahun e kryeministrit Berisha, gjatë një inagurimi që ka bërë gjatë pasdites së sotme ky i fundit në Lezhë. Kadeli do të bëjë pjesë në listën e PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit, së bashku me dy ish-deputetët e tjetër socialistë, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani, gjë që u konfirmua edhe nga Berisha një ditë më parë.
